Bllokohet KLP, nuk kandidon asnjë prokuror nga Apelet

Vetëm një prokuror nga Apelet ka kaluar me sukses vetingun

Panorama (Albania) - - FAQE 1 - ERALD DELIU

Prokuroria e Përgjithshme është detyruar të bëjë edhe një herë shpallje për vakancat në kandidatët për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Afati 15- ditor i thirrjes së parë për kandidatë nga prokuroritë e Apelit dështoi, ndërsa asnjë i tillë nuk shfaqi interes. Kjo rrezikon seriozisht ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i cili është institucion jetik për Reformën në Drejtësi dhe që ka një rol kyç në zgjedhjen e kreut të Prokurorisë. Në një kohë që vetingun e ka kaluar vetëm një prokuror nga Apeli, në KLP duhen dy të tillë. Kështu, për Këshillin e Lartë të Prokurorisë ka pasur 19 kandidatë nga prokuroritë shqiptare, ku nga këta kanë kaluar tetë vetingun, shtatë janë shkarkuar dhe tre janë ende në proces, ndërsa Arta Marku u tërhoq. Ligji parashikon që Këshilli i Lartë i Prokurorisë duhet të ketë 11 anëtarë, nga të cilët gjashtë janë nga radhët e Prokurorisë dhe pesë nga radhët e avokatëve, shoqërisë civile, akademikëve etj.. Nga këta, gjashtë anëtarë prokurorë, tre duhet të jenë nga prokuroritë e shkallëve të para, nga të cilët njëri duhet të jetë prokuror nga rrethet. Po kështu, dy duhet të jenë nga Apeli, njëri prej të cilëve nga Apeli i rretheve dhe një nga Prokuroria e Përgjiths- hme. Deri më tani, vetingun e kanë kaluar pesë prokurorë nga Shkalla e Parë, dy prej të cilëve janë nga Prokuroria e Tiranës dhe tre nga Prokuroritë në rrethe. Sa i përket Apelit, në garë kanë qenë katër prokurorë për dy vende: Arben Dollapaj nga Prokuroria e Apelit Shkodër, Besa Nikëhasani nga Prokuroria e Apelit Shkodër, Luan Kaloçi nga Prokuroria e Apelit Tiranë dhe Bujar Hoti nga Prokuroria e Apelit Durrës. Nga këta, vetingun e ka kaluar vetëm Arben Dollapaj, ndërsa Nikëhasani dhe Kaloçi janë shkarkuar edhe me vendim të formës së prerë. Kjo solli që Prokuroria e Përgjithshme të shpallte vakancën 15 ditë më parë, duke kërkuar kandidatë nga prokurorët e Apelit në rrethe. Mirëpo, asnjë syresh nuk paraqiti interes. Prokuroria e Përgjithshme ka bërë shpall- jen e dytë më 12 tetor 2018, e cila skadon më 27 tetor 2018.

KRIETERET Prokuroria e Përgjithshme ka publikuar edhe kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët e interesuar për nga Apelet për KLP. Të interesuarit, krahas kërkesës me shkrim, të bashkëngjisin dhe dokumentet e mëposhtme: a) jetëshkrimin e përditësuar; b) deklaratat individuale të prokurorëve që i kanë mbështetur, të nënshkruara rregullisht; c) formularin e vetëdeklarimit, sipas kërkesave të ligjit "Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike"; c) një platformë personale të qëllimeve dhe objektivave që propozojnë të ndjekin në qoftë se zgjidhen;

d) një deklaratë individuale të nënshkruar, përkundrejt përgjegjësisë ligjore, që nuk kanë qenë anëtarë ose bashkëpunëtorë të shërbimeve të inteligjencës përpara 2 kor- rikut 1991; dh) një deklaratë individuale të nënshkruar, përkundrejt përgjegjësisë ligjore, se nuk janë bashkëpunëtorë, informatorë ose agjentë të shërbimeve sekrete;

e) informacion mbi të afërmit e shkallës së dytë, nip/ mbesë, gjysh/ gjyshe, gjysmë vëlla/ motër dhe të afërmit e shkallës së parë të bashkëshortit/ bashkëjetuesit, prindër, fëmijë dhe vëllezër/ motra që ushtrojnë në mënyrë aktive profesionin e avokatit ose janë pronarë ose drejtues ekzekutivë në subjektet ekonomike, të cilat klasifikohen si tatimpagues të mëdhenj nga autoriteti tatimor. e) lista e personave të lidhur, sipas kuptimit të ligjit "Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike"; g) Formularin e Autoritetit për Informim mbi dokumentet e ish- Sigurimit të Shtetit. Këto duhen plotësuar brenda 15 ditëve nga shpallja e thirrjes për paraqitjen e shprehjeve të interesit.

Faksimile e shpalljes së vakancave për prokuror Apeli

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.