Manovra e PS për ligjin e ri kundër shpifjes, Rama: Gjysmagjelat e majmur s’meritojnë supë burgu

PS S’KA VOTA PER NDRYSHIMIN E KODEVE, DREJT NJE LIGJI TE POSAÇEM. PD: NDERKOMBETARET KUNDER PAKETES SE RAMES

Panorama (Albania) - - FAQE 1 -

Nënkryetari i Grupit Parlamentar të PDsë, Oerd Bylykbashi, i kujton Kryeministrit Rama se ndërkombëtarët janë kundër paketës së tij antishpifje.

Bylykbashi iu referua rekomandimeve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe OSBE/ ODIHRit në lidhje me dënimin e shpifjes, duke kujtuar se këto institucione ndërkombëtare mirëpresin shfuqizimin e dënimit me burg për fyerjen dhe shpifjen dhe shfuqizimin e mbrojtjes së veçantë për kategori të posaçme personash, ku përfshihen edhe mediat. "Të nderuar gazetarë, kjo është një kujtesë për ju se nuk jeni vetëm në luftën për liri të shprehjes, përkundër tentativës së fundit të Edi Ramës për t'i mbyllur gojën medias dhe opozitës, për t'i mbyllur gojën të vërtetës dhe fjalës së lirë. Qeveria e Kryeministrit Sali Berisha, përveç urdhrit të ndalimit për padi civile ndaj mediave dhe gazetarëve, e uli shpifjen nga "krim" me dënim me burg, në "? kundërvajtje penale" me dënim me gjobë. Kjo u mirëprit nga Këshilli i Europës, siç e shpreh rekomandimi më sipër. Ndërkohë, me urdhër të Kryeministrit Sali Berisha, asnjë gazetar apo politikan nuk u padit as civilisht nga qeveria apo administrata për shpifje?, edhe pse Kodi Civil ka dispozitat e nevojshme kundër shpifjes, pra nuk ka nevojë për rregulla shtesë", sqaron Bylykbashi.

DËNIMI

Nënkryetari i Grupit Parlamentar të PD- së kujton se qeveria e drejtuar nga Edi Rama ka që nga viti 2014 që shkel rekomandimet e Këshillit të Europës dhe OSBE- së, duke e përdorur Kodin Penal për të dënuar deputetët e opozitës. "Që në vitin 2014, qeveria e Edi Ramës vazhdon të shkelë rekomandimet e Këshillit të Europës dhe OSBE- së. Përkundrazi, jo vetëm e ka përdorur Kodin Penal për të dënuar penalisht deputetet e opozitës, ka ndërsyer deputetet e tij për të kallëzuar penalisht deputetë dhe gazetarë për shpifje për denoncimin që ata u bëjnë lidhjeve të tij dhe qeverisë së tij me krimin dhe korrupsionin, por kërcënon me paketë të re antishpifje si instrument për autocensurë, siç e quan Këshilli i Europës", deklaron deputeti i PD- së.

Oerd Bylykbashi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.