SHEHU: RAMA KËRKON TË HEQË VËMENDJEN NGA SKANDALET DHE TË MBYLLË GOJËN SI DIKUR

Panorama (Albania) - - PANORAMA -

Deputeti i PD- së, Tritan Shehu, e sheh propozimin e Kryeministrit Edi Rama për paketën antishpifje si pretekst të tij për të larguar vëmendjen nga skandalet që po shoqërojnë qeverinë. Në një reagim për mediat, Shehu thekson se çmimi stratosferik i naftës dhe cilësia skandaloze e saj vijojnë të rriten, por Rama merret me paketën e tij antishpifje. "Sa vite burg do të vendosë Kryeministri në "Paketën e tij Antishpifje" për atë që "shpif" se: "Çmimi stratosferik i naftës, rritja e mëtejshme e tij, cilësia e saj skandaloze vijnë nga taksat e larta dhe aferat korruptive të qeverisjes?" Po të guxosh të shkosh më lart me "shpifjet", duke përsëritur thënien emblematike: "Një shtet i korruptuar grabit qytetarët me taksat e larta, për t'ia kaluar më tej paratë mafies me punime e shërbime publike abuzive" ( p. sh. me PPP- të në Shqipëri), sa vite? Dikur do të ishte toga.... po sot, sa do të vendosë Kryeministri?! Në fakt, edhe ai vetë e di mirë se nuk mund të bëjë asgjë të tillë, veçse dëshiron të heqë vëmendjen nga skandalet e të frikësojë ata që mundet, duke i detyruar të blejnë një "dry" për gojën, si dikur", deklaron Shehu.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.