Antishpifja, Vasili: Përzierje e maskarallëkut dhe idiotësisë

Panorama (Albania) - - PANORAMA -

Lëvizja Socialiste për Integrim e sheh si një idiotësi propozimin e Kryeministrit Rama për paketën ligjore antishpifje. Në një dalje për mediat, kryetari i Grupit Parlamentar të LSI- së, Petrit Vasili, e hodhi poshtë propozimin për paketën antishpifje, duke paralajmëruar votat kundër kësaj partie mbi këtë nismë ligjore. Krahas kësaj, Vasili e konsideroi këtë nismë si një "përzierje shumë e veçantë e maskarallëkut dhe idiotësisë". "Paketa antishpifje e Kryeministrit Rama është një përzierje shumë e veçantë e maskarallëkut dhe idiotësisë. Është një bashkim që vetëm Kryeministri i vendit i mishëron si asnjë tjetër. Pra, amalgamën midis maskarait dhe idiotit", u shpreh Vasili. Krahas kësaj, kryetari i Grupit Parlamentar të LSI- së u ndal edhe te thirrja e kryetarit të PD- së, Lulzim Basha, në Prokurori. Sipas Vasilit, institucioni i akuzës po sillet në mënyrë të njëanshme duke thirrur në mënyrë imediate përfaqësues të opozitës për të dhënë shpjegime. "Sot qytetarët duhet të jenë me mendjen top dhe duhet të kuptojnë një herë e përgjithmonë që drejtësi për ta nuk ka më. Ka vetëm një drejtësi që mban, përkëdhel dhe mbron Kryeministrin e Sh- qipërisë. Kryetari i Partisë Demokratike duhet të thërritet para drejtësisë, me vrap, me ankth, me nxitim të jashtëzakonshëm, në mënyrë të paduruar, pasi është paditur nga një frymëzues mbështetës i trafikantëve, ndërsa Kryeministri i Shqipërisë gëzon të gjitha privilegjet e një njeriu të paatakueshëm", tha Vasili. Ndërkohë, ish- ministri Ylli Manjani në "News 24" deklaron se Kryeministri është sot nervoz, pasi nuk po gjen dot mekanizmin për të parë opozitën dhe Parlamentin e ka bosh. Sipas Manjanit, nëse do të ketë një tryezë ku Kryeministri Rama të ulet për negociata me opozitën, kreu i Grupit Parlamentar të PS- së, Taulant Balla, do të jetë i larguari i parë. "Opozita ka ende punë për të bërë, duhet racionalizuar mirë jo vetëm reagimi opozitar, por edhe përgatitja për të qeverisur nesër. Në këtë nervozitet Rama hedh shashka. Unë mendoj se me këtë qeveri nuk ka asnjë arsye për t'u ulur, po e zëmë se për një moment të caktuar opozita ulet me Ramën, Taulant Balla është i pari që e ha, nga Rama vetë. Fatmir Xhafaj nuk e shtyn dot më, jo vetëm për arsye të brendshme, por edhe për arsye ndërkombëtare, ka ardhur edhe memoja e Fatmirit, e di ai shumë mirë, siç erdhi për Saimirin. Dhe hedh karrema për opozitën, po iu jap KLSH- në, po iu jap SHIK- un, përpiqet për të futur opozitën te logjika e pazarit politik dhe nëse partitë e opozitës së sotme bien në këtë logjikë, do bëjnë gabimin më të rëndë të mundshëm dhe do jetë me pasoja shumë të rënda për demokracinë në Shqipëri", tha Manjani.

Petrit Vasili

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.