NDËRKOMBËTARËT PËR DËNIMIN E SHPIFJES

Panorama (Albania) - - PANORAMA -

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës Rezoluta 2019 ( viti 2014) Zbatimi i detyrimeve dhe angazhimeve nga Shqipëria Rekomandimi 5.4 Asambleja e Këshillit të Europës mirëpret shfuqizimin e dënimit me burg për fyerjen dhe shpifjen dhe shfuqizimin e mbrojtjes së veçantë për kategori të posaçme personash. Megjithatë, ajo shpreh keqardhjen që shpifja nuk është dekriminalizuar ( hequr nga Kodi Penal) plotësisht dhe vazhdon të ketë një efekt frenues mbi gazetarët dhe mund t'i çojë ata drejt autocensurës. Për këtë arsye, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës i bën thirrje Parlamentit të dekriminalizojë ( heqë nga Kodi Penal) plotësisht shpifjen, në përputhje me standardet e Këshillit të Europës. OSBE/ ODIHR Raporti Përfundimtar për zgjedhjet parlamentare ( Viti 2017) Rekomandim prioritar nr. 6: Dispozitat penale për shpifjen duhet të shfuqizohen, duke u dhënë përparësi zgjidhjeve juridike civile për të rivendosur reputacionin e dëmtuar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.