PARASHIKIMET LIGJORE

Panorama (Albania) - - PANORAMA -

Kodi Penal Neni 120 / Shpifja Përhapja e qëllimshme e thënieve, si dhe çdo informacion tjetër, duke e ditur se janë të rreme, që cenojnë nderin dhe dinjitetin e personit, 83 përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijë gjer në një milion e pesëqind mijë lekë. Po kjo vepër, kur kryhet botërisht, në dëm të disa personave ose më shumë se një herë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijë gjer në tre milionë lekë.

Kodi Civil "Neni 647/ a/ Mënyra dhe kriteret e caktimit të përgjegjësisë civile dhe të masës së dëmit jopasuror Shpërblimi i dëmit jopasuror për cenimin e nderit, personalitetit ose reputacionit të personit, synon rivendosjen e të drejtës së shkelur, në mënyrë proporcionale me dëmin e pësuar dhe caktohet në bazë të rrethanave të çështjes. Për përcaktimin e përgjegjësisë civile dhe masës së dëmit jopasuror, gjykata mban parasysh edhe:

a) mënyrën, formën dhe kohën e përhapjes së thënieve apo kryerjes së veprimeve;

b) shkallën e respektimit të rregullave të etikës profesionale nga autori i thënieve;

c) format dhe shkallën e fajësisë;

ç) faktin nëse thëniet kanë cituar apo referuar në mënyrë të saktë thëniet e një personi të tretë;

d) faktin nëse thëniet janë të rreme, veçanërisht në rastin e cenimit të reputacionit;

dh) faktin nëse thëniet kanë të bëjnë me çështje të jetës private të personit të dëmtuar dhe raportin e tyre me një interes publik;

e) faktin nëse thëniet përbëjnë opinione ose thënie që përmbajnë vetëm pasaktësi faktike të parëndësishme;

ë) faktin nëse thëniet kanë lidhje me çështje me interes publik, ose me persona në funksione shtetërore a kandidatë për zgjedhje;

f) kryerjen e veprimeve për të parandaluar apo ulur masën e dëmit të tilla si bërja e përgënjeshtrimit për thënien e rreme, si dhe çdo masë tjetër të marrë nga autori i thënieve për vënien në vend të nderit, personalitetit ose reputacionit të personit të dëmtuar;

g) faktin nëse autori i thënieve të rreme ka nxjerrë përfitime nga përhapja e tyre, si dhe masën e këtij përfitimi;

gj) faktin nëse dëmshpërblimi mund të rëndojë ndjeshëm gjendjen financiare të shkaktuesit të dëmit.".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.