Paketa antishpifje, Berisha: Rikthim te xhelatët e fjalës së lirë

Panorama (Albania) - - PANORAMA -

Propozimi i Kryeministrit Rama për një paketë antishpifje, për ish- Kryeministrin Berisha është një rikthim në kohën e xhelatëve të fjalës së lirë. Përmes një reagimi në "Facebook", Berisha ka kujtuar se si gjatë qeverisjes së tij ka ndaluar përmes një urdhri padinë për shpifje ndaj çdo gazetari nga ministrat dhe deputetët e tij. "Rikthim në kohën e etërve xhelatë të fjalës së lirë", shprehet Berisha për paketën antishpifje të Ramës. Kundër një propozimi të tillë është shprehur edhe kreu i PD- së, Lulzim Basha, i cili është përballur me disa padi nga deputetë socialistë ditët e fundit. Basha i ka kujtuar Kryeministrit se opozita nuk shantazhohet nga makinacionet e Ramës. "Kam një mesazh të qartë për Edi Ramën dhe veglat e tij qorre në shtet, media dhe kudo: as nuk shantazhohemi dhe as nuk impresionohemi nga makinacionet politike të shtetit privat të Edi Ramës", ka deklaruar Basha. Për ish- Kryeministrin Berisha, edhe thirrja e kreut të PD- së në Prokurorinë e kontrolluar prej tij ishte një akt primitiv hakmarrës. Berisha e cilësoi vendimin për thirrjen e Bashës në Prokurori si dëshmi të frikës që e ka kapur Edi Ramën nga skandalet që kanë përfshirë qeverinë. "Në një akt hakmarrës primitiv, thirri në Prokurorinë e tij kreun e Partisë Demokratike, gjoja për llogari të Taulant Bego/ Yaris. Në të vërtet, ai me këtë akt dëshmoi tmerrin, terrorin shpirtëror të pashërimtë që përjeton, i zhytur nga krimet, skandalet e brendshme dhe i damkosur tashmë si i përçmuari ndërkombëtar", tha Berisha.

Sali Berisha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.