PS i del në mbrojtje Ballës, publikon fotot e takimit zyrtar në 2014

Panorama (Albania) - - PANORAMA -

Socialistët e cilësojnë çmenduri shpifjesh, pretendimin e deputetit të PD- së, Ervin Salianjit, për udhëtimet e Taulant Ballës jashtë vendit me biznesmenin Edmond Bego, të dënuar për trafik lëndësh narkotike. Deputetja e PS- së, Evis Kushi, duke iu referuar datave të publikuara nga deputeti Ervin Salianji ka veçuar datën 08.12.2014. Kushi i ka kujtuar deputetit demokrat se në atë datë socialistët kanë qenë në një takim në Bruksel, ku pjesë e delegacionit ka qenë edhe kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi. "Lexova në media se deputeti Ervin Salianji, person në hetim "për kallëzim të rremë në bashkëpunim" me Babalen, kish hedhur përsëri baltë pa pikë turpi mbi kryetarin e Grupit dhe kolegun tim Taulant Balla. Meqenëse në një nga udhëtimet për të përfaqësuar Shqipërinë kam qenë dhe unë në datat 8- 9 dhjetor 2014, e sqaroj opinionin publik që më datë 8 dhjetor 2014, ora 12: 23 jemi nisur bashkë me Kryeministrin Rama, deputetët Taulant Balla, Monika Kryemadhi dhe unë për në Bruksel", deklaron Kushi. Deputetja e PS- së, njësoj si Kryeministri Rama, beson se të gjitha shpifjet dhe të pavërtetat e demokratëve duhet të shkojnë në gjykatë dhe përfitimet nga gjyqet t'i shkojnë Fondit të Edukimit për ndërtimin e shkollave. "Kjo çmenduri shpifjesh merr fund vetëm në gjykatë. Fondi i Edukimit", theksoi deputetja e PS- së. Përmes një udhëzimi të Kryeministrit Rama, deputetët dhe ministrat e PS- së, për çdo akuzë, të cilën do ta vlerësojnë si të pavërtetë, do të depozitojnë në gjykatë padi duke kërkuar dëmshpërblime financiare. Kreu i qeverisë ka kërkuar të ngrihet një departament antishpifje në PS, ku çdo e ardhur nga fitimi i gjyqeve do të shkojë për Fondin e Edukimit dhe më konkretisht, për ndërtimin e shkollave.

Takimet zyrtare të Ballës në dhjetor 2014

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.