Gati dosja, Shqipëria kërkon ekstradimin e “Babales”

Kërkesa për ekstradim do të përcillet ditën e hënë në Kosovë

Panorama (Albania) - - PANORAMA -

Ministria e Drejtësisë ka gati dosjen për ekstradimin e Albert Veliut, i konsideruar si "Dëshmitari X" në audio- përgjimin e publikuar nga PD, më 14 maj 2018.

Veliu, dy ditë më parë, u lirua nga burgu nga Gjykata e Prishtinës, ndërkohë që për të ka një urdhërarrest nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. "Dëshmitari X" është në hetim për "kallëzim të rremë" dhe për "kalim të paligjshëm të kufirit". Në një kohë që avokati i tij në Kosovë, Tomë Gashi tha në një prononcim për "Panoramën" se kërkesa për ekstradim nuk ka mbërritur ende në Ministrinë e Drejtësisë në Kosovë, "Panorama" mëson se ajo do të dërgohet ditën e hënë. Ministria e Drejtësisë në Shqipëri ka gjithçka gati dhe do të kërkojë ekstradimin e Veliut. Ai momentalisht strehohet në qendrën e azilantëve në Prishtinë, ku ka aplikuar për strehim politik. Avokati i tij vazhdon t'i qëndrojë idesë se Veliut i rrezikohet jeta në Shqipëri dhe do të luftojë për garantimin e strehimit politik atje. Megjithatë, Prokuroria e Krimeve të Rënda në Shqipëri pret që Veliu të ekstradohet brenda një muaji, në mënyrë që të merret në pyetje për audio- përgjimin e pretenduar ndaj vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Deri më tani, për rastin, është në burg kunati i Veliut, Fredi Alizoti, i cili ka pranuar në Prokurori se ka luajtur rolin e Agron Xhafajt në audiopërgjim. Ai gjithashtu ka thënë se një rol i tillë i është kërkuar nga Albert Veliu. Gjithashtu, nën hetim nën masën "detyrim paraqitjeje" është edhe gazetari Jetmir Olldashi, që ka asistuar në bërjen e audio- përgjimit, ndërsa Prokuroria ka njoftuar disa ditë më parë se nën hetim është edhe deputeti i PD- së, Ervin Salianji. Kur gjithçka dukej sikur po shkonte drejt zgjidhjes, një video- përgjim i dytë i Fredi Alizotit i publikuar nga PD ka futur çështjen në një spirale. Në këtë video, Alizoti thotë se i është bërë presion dhe madje i janë ofruar edhe para nga "pala tjetër", që të pranojë se ka qenë ai që ka bërë zërin e Agron Xhafajt në audio- përgjim. Ai ka implikuar deputetin e PSsë, Taulant Balla dhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë.

Albert Veliu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.