LIRIMI

Panorama (Albania) - - PANORAMA -

Gjykata e Prishtinës ka vendosur ditën e enjte që të lirojë nga paraburgimi Albert Veliun, i cili është në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet në Shqipëri për "kallëzim të rremë". Bëhet fjalë për audio- përgjimin e publikuar nga PD më 14 maj, ku dyshohej se implikohej vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Kështu, 24 orë pas arrestimit, Albert Veliu, që dyshohet se ka orkestruar audio- përgjimin, është liruar dhe kthyer përsëri në qendrën e azilantëve në Prishtinë, ku është në pritje të marrjes së një përgjigjeje për kërkesën e tij për strehim politik.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.