RIJETËSIMI I KOPSHTIT ZOOLOGJIK, VELIAJ: NIS VITIN TJETËR

Panorama (Albania) - - PANORAMA -

Më shumë se një vit pasi prezantoi masterplanin për shndërrimin e tij, kryebashkiaku Erion Veliaj dha një afat për nisjen e punimeve për Kopshtin e ri Zoologjik dhe atë Botanik. Në një bisedë me më të vegjlit e qytetit, kreu i bashkisë tha se projekti do të nisë në 2019- ën dhe do të jetë katër herë më i madh se ekzistuesi. "Do të bashkojmë zonën e Kopshtit Zoologjik me Kopshtin Botanik, pra që edhe bota e bimëve, edhe bota e kafshëve të jenë të përziera me njëra- tjetrën dhe jo të ndara me gardhe dhe me bileta. Pra, me një biletë do të kemi mundësi të shkojmë deri në fund të Kopshtit Zoologjik dhe pastaj të kalojmë kodrën dhe të futemi prapë në një hapësirë tjetër të gjelbër, që është Kopshti Botanik. Do të kemi një hapësirë 4 herë më të madhe se kjo që kemi sot". Plani parashikon lidhjen e Kopshtit Botanik dhe atij Zoologjik, duke krijuar një nga hapësirat më të frekuentuara në qytet. Rehabilitimi i kësaj zone pritet të shtojë edhe numrin e vizitorëve të vegjël, të cilët do të kenë mundësi të njihen me faunën dhe florën e këtij parku. Rijetësimi i Kopshtit Botanik dhe Zoologjik në kryeqytet ka qenë një ndër projektet e premtuara të kryebashkiakut Erion Veliaj në vitin 2015, kur kandidoi për Bashkinë e Tiranës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.