ÇFARË NDODH NËSE NUK AFROHEN KANDIDATË

Panorama (Albania) - - PANORAMA -

Ligji parashikon se nëse nuk afrohet asnjë kandidat që plotëson kriteret për në KLP nga Apelet e rretheve, atëherë vendet vakante mund të plotësohen nga kandidatët ekzistues, që e kanë kaluar vetingun. Këto vende, për plotësim, hidhen me short. Tashmë, nëse asnjë prokuror nga Apelet nuk shfaq interes për të kandiduar për KLP, atëherë pritet të hidhet shorti për zëvendësimin e vakancave nga prokurorët aktualë, që e kanë kaluar vetingun. Deri më tani, janë shtatë prokurorë që kanë kaluar vetingun me sukses, pa llogaritur Dollapajn e Apelit të Shkodrës. Në garë janë edhe tre të tjerë, por asnjë nuk është i Apelit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.