Xhaçka në Mat: Dënim maksimal për autorin

Panorama (Albania) - - PANORAMA -

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka ngushëlluar ditën e djeshme familjet e të vrarëve në Shëlli. Xhaçka është zotuar para tyre se autori i kësaj masakre do të marrë dënimin maksimal. E shoqëruar edhe nga drejtues vendorë, ministrja Xhaçka ka vizituar familjarët e tri viktimave, teksa deklaroi se do të jetë sistemi i drejtësisë ai që do të japë vendimin për autorin e vrasjes së punonjësve në Mat. "Autori i kësaj ngjarjeje të rëndë duhet të marrë dënimin maksimal", u shpreh ministrja Xhaçka. Vrasja e trefishtë ndodhi më 11 tetor, kur viktimat kanë qenë në lokalin e fshatit për të pushuar dhe ngrënë drekën që kishin marrë me vete. Autori është shfaqur me armën automatike dhe ka qëlluar me breshëri drejt tavolinës ku kanë qenë 11 punonjës të bashkisë, por më tej edhe banorë të fshatit. Plumbat lanë të vdekur tre vetë, dy prej të cilëve punonjës të bashkisë dhe një tjetër banor i fshatit. I plagosur mbeti edhe një person tjetër, punonjës i Ndërmarrjes së Mirëmbajtjes së Rrugëve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.