KORCE/ Dhunoi nusen e djalit, pranga vjehrrës

Panorama (Albania) - - PANORAMA -

KORCE- Dhunon nusen e djalit, prangoset vjehrra. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kamenicë, ku një 23vjeçare ka denoncuar vjehrrën e saj se kishte ushtruar dhunë ndaj saj. Pas verifikimeve të kryera, Policia bëri të ditur se arrestoi 48- vjeçaren Shegë Bezolli. "Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetases Shegë Bezolli, 48 vjeçe, banuese në fshatin Kamenicë- Korçë. Arrestimi i saj u bë, pasi, për motive të dobëta, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nuses së djalit të saj, shtetases F. B, 23 vjeçe, si edhe ka dëmtuar derën e një dhome të banesës. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale ' Dhuna në familje' dhe ' Shkatërrimi i pronës', parashikuar nga nenet 130/ a dhe 150 të Kodit Penal", thuhej në njoftimin e Policisë së Korçës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.