DIVJAKE/ Kapen dy persona të shpallur në kërkim

Panorama (Albania) - - PANORAMA -

DIVJAKE- Komisariati i Policisë Divjakë me mbështetjen e FNSH Fier kanë zhvilluar kontrolle të befasishme në lokale e akse rrugore për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Sipas Policisë, janë arrestuar dy shtetas që ishin në kërkim, konkretisht Dionis Gjini, 25 vjeç dhe Eris Mëhilli, 28 vjeç, të dy banues në Divjakë. Policia bëri të ditur se pas verifikimit të kryer, 25- vjeçari Gjini rezultoi se ishte shpallur në kërkim për veprat penale "Mashtrim" dhe "Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë". Ndërsa Eris Mëhilli u ndalua për llogari të Policisë së Lezhës, pasi ishte i shpallur në kërkim për veprën penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor", parashikuar nga neni 290/ 3 i Kodit Penal. Ndaj tij Gjykata e Apelit Shkodër kishte vendosur dënimin me 1 vit e 4 muaj burg. Policia bëri të ditur se edhe në vijim do të kryhen kontrolle të tilla me qëllim arrestimin e personave në kërkim apo që mbajnë armë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.