Kapiteni Mavraj: Nëse luajmë me vetëbesim, ia dalim për fitore

Panorama (Albania) - - PANORAMA -

Kapiteni Mërgim Mavraj, në konferencën për shtyp, ka shprehur besimin dhe optimizmin se nëse kuqezinjtë do të tregojnë vetëbesimin e duhur në lojën e tyre dhe nëse sistemi do të funksionojë, atëherë Shqipëria mund të marrë tri pikët. Mbrojtësi ka vlerësuar rritjen që ka pësuar Izraeli në krahasim me një vit e gjysmë më parë, si dhe ka komentuar se si mund të ndikojë mungesa e stërvitjes zyrtare në Izrael.

Kapiteni - "Të them të drejtën, për të qenë profesionist, përgjigjja që jap, duhet të jetë që është çdo gjë njësoj dhe para se të bëhesha kapiten, por realisht nuk është e vërtetë. Është një ndjenjë delikate, shumë speciale për mua. Normalisht që gjërat i sheh me shumë thellësi, lëvizjet në stërvitje, jo vetëm të mijat, por të të gjithëve. Edhe trajneri ka një komunikim disi më ndryshe dhe detyrat janë të tjera. Në fund, është performanca ime ajo që peshon më së shumti. Unë edhe nesër ( sot) do të mundohem që të kontribuoj për skuadrën si kapiten".

Mbrojtja me 3, 4 apo 5 - "Problemi është që duhet të funksionojë ai sistem që do të luajmë. Kur lojtarët kuptohen mirë mes tyre, mesfusha me mbrojtjen dhe me sulmin. Nuk ka shumë rëndësi se çfarë sistemi do të luajmë, por që të funksionojnë cilësitë tona si lojtarë. Në repartin e mbrojtjes nuk luan rol vetëm mbrojtja, por edhe të tjerët. Nëse sistemi funksionon, nuk ka rëndësi nëse janë 5, 3 apo 2".

Gjendja fizike - "Unë jam gati për të luajtur 90 minuta. Jo vetëm për të luajtur, se nuk është puna vetëm të luash, pasi loja mund të bëhet në disa mënyra, por që të kontribuoj maksimalisht. Jam gati për këtë".

Krahasimi me Izraelin - "Besoj që Izraeli, nga sa kemi parë 1 vit e gjysmë më parë dhe këtë vit, ka ndryshuar shumë. Ndeshja që luajtëm në Shqipëri, ishte e para për trajnerin e ri dhe skuadra e tyre është rritur, janë më të fortë dhe idetë e trajnerit e shfaqin më mirë, sidomos edhe pas ndeshjes me Skocinë që fituan vetëbesim, do të jetë më e vështirë për ne. Normalisht jemi të përgatitur shumë mirë. Trajneri na ka përgatitur shumë mirë, e kemi analizuar shumë mirë dhe nuk është vetëm gjendja fizike që vendos. Besoj se nëse ne tre- gojmë vetëbesim, mund të fitojmë".

Pa stërvitje - "Është ndjenjë që nuk përshkruhet. Ne jemi shqiptarë dhe kemi vetëbesim nga natyra jonë. Nuk ka nevojë për shumë kohë për t'u adaptuar. Stërvitjet që kemi bërë sot në mëngjes dhe gjatë ditëve të fundit në Shqipëri mjaftojnë dhe nuk ka nevojë. Klima do të jetë ndryshe apo jo, nuk do të na pengojë fare", deklaroi Mavraj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.