Holanda leksion Gjermanisë, "tulipanët" thyejnë "pancerat"

Panorama (Albania) - - PANORAMA -

Liga e Kombeve ofron përballje mes skuadrave, që kanë renditje të afërt në klasifikimin e UEFA- s e, për pasojë, barazia në fushën e lojës duhet të mbizotërojë. Mirëpo, ka shumë përballje, në të cilat dominon ekipi me më shumë grint, vendosmëri dhe dëshirë për të fituar. U luajtën dje 9 takimet e vlefshme për Ligën e Kombeve. Padyshim e gjithë vëmendja ishte te kryendeshja e Ligës A mes Holandës dhe Gjermanisë. "Tulipanët" arritën të triumfonin me rezultatin 3- 0 ndaj "pancerave", që nuk e kanë provuar ende shijen e fitores në këtë kompeticion të ri.

NDESHJA Golat e Van Dijk, Depaj dhe Vijnaldum çuan peshë zemrat e tifozëve të pranishëm në "Johan Krujf Arena" të Amsterdamit. Me fitoren e arritur, skuadra e Kuman e sheh veten në kuotën e 3 pikëve, 1 më pak se kryesuesit e Francës, ndërkohë që Gjermania mbyll grupin me 1 pikë.

LIGA E KOMBEVE Në sfidat e tjera nuk munguan surprizat, teksa Gjibraltar arriti fitoren historike në transfertë ndaj Armenisë. Ky triumf ishte i pari për këtë kombëtare në një ndeshje jashtë fushe. Për sa i përket Maqedonisë, skuadra e Angelovskit ka bërë detyrën, duke fituar me rezultatin 4- 1 përballë Lihtenshtejnit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.