Skocia, treni i fundit për Kristian Panuçin
Në FSHF kanë nisur të mendojnë prishjen e kontratës
Kristian Panuçi deklaroi para ndeshjes në Izrael se kishte kaluar javën më të lumtur që kur kishte marrë drejtimin e Shqipërisë.
Mirëpo, ajo humbje e pastër 2- 0 duket se e ka tronditur stolin e trajnerit italian. "Panorama Sport" mëson nga burime të sigurta në institucionin e futbollit shqiptar se përtej faktit që presidenti Armand Duka i ka dalë disa herë në krah italianit, situata nuk është aspak e mirë. Besimi ndaj trajnerit aktual po humbet ndeshje pas ndeshjeje, paçka se publikisht në institucionin e futbollit nuk duan ta pranojnë. Megjithatë, për të mos marrë një vendim të nxituar, Duka kërkon t'i lërë Panuçit kohën e duhur.
"TRENI" I FUNDIT
Objektivi i parë, që ishte ai i daljes në krye të grupit në Ligën e Kombeve, nuk u arrit. Në këto kushte, tashmë "treni" i fundit për një ndryshim të situatës është ndeshja e radhës që Kombëtarja do të luajë më 17 nëntor në stadiumin "Loro Boriçi", ndaj Skocisë. Ky takim mund të vulosë të ardhmen e trajneri italian, teksa, në rast fitore- je, çdo gjë do të sheshohej, ndërsa një tjetër humbje do të çonte në nisjen e bisedimeve për prishjen e kontratës. Gjithçka mbetet e hapur, me italianin që e ka kuptuar shumë mirë situatën dhe shpesh e ka shfaqur me daljet publike në konferencat për shtyp apo reagimet pas çdo humbjeje.
SKUADRA
Jo vetëm kaq, por edhe grupi i futbollistëve nuk ësh- të se ka një "feeling" me Panuçin. Çështja e shiritit të kapitenit krijoi një situatë anormale te kuqezinjtë, madje u bë edhe objekt humori për mënyrën sesi po veprohej. Tashmë, i gjithë "presioni" duket se ka kaluar te italiani, që së pari duhet të ruajë disa ekuilibra në ekip e më pas të kalojë këtë moment, duke marrë përgjigjet e duhura nga futbollistët në ndeshjen e radhës me Skocinë.