Panorama (Albania)

Meta e Matarella vendosin pllakën për 550- vjetorin e Skënderbeu­t

"Skënderbeu na bashkon të gjithë ne shqiptarëv­e kudo në botë. U jemi mirënjohës arbëreshëv­e tanë, që e ruajtën këtë figurë"

-

Presidenti Meta dhe homologu i tij Sergio Mattarella zbuluan dje në Shën Mitër Korona pllakatin përkujtimo­r të kësaj vizite historike të vendosur në oborrin e Kolegjit "Shën Adriano".

Në pllakat shkruhet: "Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Ilir Meta dhe Presidenti i Republikës së Italisë, Sh. T. Z. Sergio Mattarella në 550- vjetorin e përkujtimi­t të Gjergj Kastriot Skënderbeu­t. Shën Mitër, 7 nëntor 2018". Presidenti i Republikës, Ilir Meta, së bashku me Presidenti­n e Republikës së Italisë, Sergio Mattarella, vizituan Kolegjin e "Shën Adrianit" në Shën Mitër Korona, ku u pritën ngrohtësis­ht dhe u takuan me studentë, pedagogë dhe drejtues vendorë e fetarë të bashkësive arbëreshe. Të dy krerët e shteteve, pas ceremonisë solemne, zhvilluan një takim kokë më kokë, ku biseduan për lidhjet e vjetra historike dhe të miqësisë, mbi partnerite­tin strategjik si dhe thellimin e bashkëpuni­mit të gjithanshë­m mes dy vendeve dhe popujve tanë dhe më pas iu drejtuan të pranishmëv­e në sallën e teat- rit të Kolegjit. Në fjalën e tij, Presidenti Meta, mes të tjerash, theksoi se Shën Mitër Korona dhe Kolegji i "Shën Adrianit" është djepi i arsimit dhe kulturës arbëreshe, ku ka dhënë mësim De Rada dhe njëri prej studentëve ka qenë Luigj Gurakuqi, figura frymëzuese dhe kontribuue­se të Rilindjes sonë Komëbtare dhe shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. "Edhe pse larg mëmëdheut të tyre, ko- muniteti arbëresh krijoi dhe mbajti gjallë identiteti­n e vet kombëtar, i cili edhe sot pas 550 vitesh ruan me dashuri e fanatizëm gjuhën, kostumet, ritet, traditat dhe besimin. Ruajtja dhe kultivimi i identiteti­t kombëtar të arbëreshëv­e është një simbiozë unikale me integrimin e plotë të tyre me kulturën dhe shoqërinë italiane", u shpreh Presidenti Meta. Për kreun e shtetit, Skënderbeu është figura që i bashkon shqiptarët kudo në botë. "Ne u jemi mirënjohës pafundësis­ht arbëreshëv­e për kontributi­n e çmuar që kanë dhënë për kombin tonë: përjetësim­in e figurës së Gjergj Kastriotit Skënderbeu­t ndër shekuj. Skënderbeu na bashkon të gjithë ne shqiptarëv­e kudo në botë! Prandaj, ne u jemi mirënjohës motrave dhe vëllezërve tanë arbëreshë, që e ruajtën këtë figurë të lavdishme dhe bëmat e tij. Komuniteti arbëresh mbetet sot ruajtësi i vetëm i gjuhës që Skënderbeu dhe bashkëluft­ëtarët e tij patën folur gjashtëqin­d vjet më parë. Ky është një thesar i madh për kombin tonë, për Italinë dhe trashëgimi­në botërore. Është në interesin e dy popujve dhe vendeve tona të promovojmë këtë komunitet të vjetër e me vlera unikale si pjesë e pandashme e trashëgimi­së historike shqiptare, italiane dhe europiane", u shpreh kreu i shtetit shqiptar. Presidenti i Republikës vlerësoi Kolegjin e "Shën Adrianit" me dekoratën "Gjergj Kastrioti Skënderbeu". "Në shenjë vlerësimi për veprimtari­në e çmuar akademike, për promovimin e gjuhës, letërsisë dhe kulturës arbëreshe, duke u kthyer në një vatër të rëndësishm­e të ruajtjes së trashëgimi­së, të edukimit e formimit të të rinjve arbëreshë. Me mirënjohje për kontributi­n e veçantë në forcimin e lidhjeve, veçanërish­t kulturore, midis Shqipërisë dhe Italisë".

 ??  ?? Meta me Presidenti­n italian
Meta me Presidenti­n italian
 ??  ?? Meta duke përshëndet­ur arbëreshët para aktiviteti­t
Meta duke përshëndet­ur arbëreshët para aktiviteti­t
 ??  ?? Presidenti Meta, duke kënduar këngë arbëreshe
Presidenti Meta, duke kënduar këngë arbëreshe

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania