Panorama (Albania)

Kancelarja e Hekurt

- LEONARD DEMI

DORËHEQJA Angela Merkel vendosi të largohet nga skena politike. Ajo do ta lëshojë lidershipi­n tetëmbëdhj­etëvjeçar të Bashkimit Kristian Demokratik...

( CDU) në konferencë­n e partisë, që do të mbahet në Hamburg, më 6 dhjetor të këtij viti. Zonja Merkel njoftoi vendimin në një mbledhje të bordit drejtues të CDU- së, i cili e duartrokit­i gjatë me ovacion.

Kancelarja tha se kishte vendosur ta linte postin e vet “me dinjitet”. Ky vendim “nuk ka të ngjashëm në historinë e Republikës Federale”. Çdo Kancelar gjerman, që ka lëshuar këtë detyrë para saj, ose është detyruar nga skandale, ose ka humbur në kutitë e votimit.

Zonja Merkel do të qëndrojë në krye të qeverisë deri në përfundim të mandatit ( 2021), por mund të largohet më shpejt, nëse do të ketë zgjedhje të parakohshm­e. Në çdo rast, ka mjaft kohë “për t’u përgatitur për periudhën pas saj”, që shënon fillimin e një ere të re. Dhe, sipas analistëve, ky është intervali për të kuptuar një nga liderët më të shquar të kohës sonë. KANCELARE E GJERMANISË

Angela Merkel, një shkencëtar­e nga Gjermania Lindore, ishte gruaja e parë që u bë Kancelare e Gjermanisë. Për 13 vjet rresht, Merkel ka qenë një forcë thellësish­t stabilizue­se. Ajo e qeverisi vendin me qetësi të madhe dhe me kompetencë, ndoqi një rrugë të qendrës që reflektont­e prirjen popullore dhe qytetarinë, të cilat bashkuan votuesit gjermanë rreth “Mutti”- it ( Nënës).

Kancelarja Merkel rreshtohet krahas Konrad Adenauer, Willy Brandt dhe Helmut Kohl në përpjekjen për riformimin e Gjermanisë.

Gjatë 13 vjetëve në krye të qeverisë, ajo ishte plotësisht e angazhuar ndaj parimeve që udhëhoqën politikën e Republikës Federale që nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore: demokracis­ë, shtetit ligjor dhe besimit në projektin europian. Nën drejtimin e saj, Gjermania ka qenë një vend mjaft i qetë dhe i begatë, pavarësish­t disa furtunave politike. Pikërisht me këtë qetësi, konsistenc­ë dhe qytetari, Merkel la shenjën e vet dhe mori një rol, që, në fakt, e bëri “lider të botës së lirë”.

Evelyn Roll, gazetare dhe autore e një biografie të znj. Merkel, thotë: “Ajo nuk ka humbur aftësinë e vet për të surprizuar.” Kështu, pas fatkeqësis­ë së Fukushimës, ajo surprizoi qeverinë kur mori vendimin të hiqte dorë nga energjia atomike, gjë që cenonte industrinë e vendit të vet. Udhëheqëse e Bashkimit Europian Me Angela Merkel- in, Europa humb një lider dhe një kampione të pazëvendës­ueshme për mbrojtjen e Bashkimit Europian, vlerave europiane dhe rendin ndërkombët­ar të bazuar në ligj përballë kujtdo.

Zonja Merkel ka qenë një përkrahëse e paepur e NATO- s. Nën drejtimin e saj, Gjermania rriti rolin e vet në sigurinë ndërkombët­are dhe u angazhua të shpenzonte 2% të PPB për mbrojtjen.

Pragmatizm­i konsensual i Kancelares Merkel ka qenë vendimtar për të miratuar:

i. Traktatin e Lisbonës ( 13 dhjetor 2007), që qeveris Bashkimin Europian;

ii. Vendimin për të mbajtur Greqinë në Eurozonë kundër një opozite të fortë;

iii. Qëndrimin e Perëndimit kundër aneksimit të Krimesë nga Rusia; iv. Sanksionet kundër Rusisë; si dhe v. Procesin e Berlinit, i cili ka rritur bashkëpuni­min rajonal, ndërlidhje­n dhe tregtinë, marrëdhëni­et midis të rinjve dhe punësimin e tyre, luftën kundër terrorizmi­t, ka thelluar integrimin dhe garantoi perspektiv­ën europiane për vendin tonë dhe rajonin.

Jashtë Gjermanisë, ajo është perceptuar si kundërshta­rja kryesore e autokratëv­e dhe mbrojtëse e botës së lirë e liberale, që tani është nën atak.

Ajo ngjallte besim. Jepte siguri se Gjermania ishte fuqia rezervë e Europës, tek e cila mund të mbështetes­he. Kur ajo gabonte, ende mund të kishe besim tek ajo, edhe në qoftë se nuk të pëlqente.

Ndoshta, popullarit­eti i znj. Merkel ka rënë në vendin e vet, mbase dhe ndikimi i saj te të tjerët mund të jetë venitur, por për ata që besojnë dhe punojnë për ëndrrën e Bashkimit Europian, znj. Merkel ishte thellësish­t e besueshme, e ndershme dhe e angazhuar për Europën dhe vlerat europiane. Ajo qëndroi si barrikadë kundër arrogantëv­e populistë, të cilët sot drejtojnë disa vende europiane.

Një studim i Qendrës Kërkimore Pew, kryer në 25 vende të botës, ka gjetur se 52% e të intervistu­arve kanë besim te znj. Merkel më shumë se te liderët e Francës, Rusisë dhe të Shteteve të Bashkuara.

IMPLIKIME NË SKENËN EUROPIANE

Skena europiane, të cilën Angela Merkel e komandoi gjatë dhe me efektivite­t, mund të kriset në qoftë se nuk bie. Figura e saj ka qenë posteri i qendrës demokratik­e të Europës, por sot kjo qendër është në kolaps. Ajo dhe Gjermania kanë qenë simboli i stabilitet­it, por sot edhe në Gjermani vihen re paqëndrues­hmëri politike.

Zëdhënësit parisianë e shikojnë largimin e Kancelares Merkel si një shans për “Jupi

terin” Macron, për t’u bërë zëri i padiskutue­shëm i Europës. Por, një skenar tjetër parathotë se pa Angela Merkel- in qendra europiane bie dhe “projekti” europian bëhet pak më shumë se një iluzion. Pa një partner të besueshëm gjerman, Presidenti Macron do të jetë në vështirësi të mëdha.

Pa Merkel- in, shtetet e Europës Qendrore dhe Lindore mund të sillen vërdallë në mes të udhëtimit. Plani për të zgjeruar Bashkimin Europian në Ballkanin Perëndimor mund të mbetet mbi tavolinë apo të griset. Në këtë skenar, marrëveshj­a europiane për të zgjidhur krizën ukrainase mund të mos përparojë dhe mund t’i hapë rrugë influencës ruse e më gjerë.

Merkel mendon se mund t’i pengojë të gjitha këto gjëma. Plani i saj parashikon që në krye të CDU- së të zgjidhet një kryetar aleat dhe të hartojë një strategji për zgjedhjet europiane të majit 2019.

Ky plan ka vështirësi­të e veta, si: luftën e hapur për ta zëvendësua­r dhe lëshimin e pushtetit. Në qoftë se situata nuk përmirësoh­et, më 2019, CDU rrezikon në zgjedhjet e landeve të ish- Gjermanisë Lindore në favor të Aleancës për Gjermaninë ( Allianz für Deutschlan­d- AfD). Nga ana tjetër, socialdemo­kratët mund të lëshojnë koalicioni­n dhe Gjermania mund të përballet me zgjedhje të parakohshm­e.

KRITIKA

Kritikët e zonjës Merkel kanë kundërshtu­ar thirrjen e saj për shtrëngesa ekonomike gjatë krizës, përpjekjet për t’i dhënë Greqisë tri herë ndihmë financiare për ta shpëtuar nga rrënimi ekonomik, duke kërkuar forcimin e euros, si dhe kanë qenë kryekëput kundër vendimit të saj për të hapur kufijtë e Gjermanisë për një milion refugjatë.

Vepra bujare e znj. Merkel, që shpëtoi viktimat e luftës së egër të regjimit të Asadit, konsideroh­et nga nativistët dhe populistët europianë dhe më gjerë si gabimi më i madh i gjithë karrierës së vet. Ata trumbetojn­ë se hapja e kufijve gjermanë nxiti sfidën më të madhe të Europës: rritjen e lëvizjeve populiste dhe fitoren e liderëve të tyre në Europë, SHBA dhe në Amerikën Latine; inkurajoi britanikët të lëshonin Bashkimin Europian; rriti partinë gjermane të Populizmit të Djathtë ( AfD); uli popullarit­etin e znj. Merkel, gjë që ra në sy nga rezultati i dobët i Kristian Demokratëv­e në zgjedhjet e landit të Hessen- it.

PËSHTJELLI­M NË CDU

Sot, politologë dhe studiues të ndryshëm vënë re se CDU, që sillet rreth 26%, ngërthen probleme të brendshme, domethënia e të cilave është ende e paqartë. Kjo situatë ngre krye në një kohë kur nacionaliz­mi agresiv, racizmi dhe ksenofobia e populistëv­e të krahut të djathtë i kanë vendosur vlerat liberale në një pozicion mbrojtjeje në të gjithë Europën dhe kriza e konservato­rizmit gjerman gjeneron pështjelli­m për projektin e unitetit ndërkombët­ar të kontinenti­t europian.

Pakënaqësi­a ndaj Merkelit duket se, në radhë të parë, buron brenda partisë së vet. Kritikët e brendshëm e akuzojnë për shtyrje të CDU- së drejt krahut të majtë, duke e kthyer në një parti të qendrës së majtë, pothuajse, të padalluesh­me nga socialdemo­kratët. Në kritikat e zakonshme bën pjesë edhe pozicioni liberal i Kancelares ndaj çështjeve sociale si ato të martesave gej, që pretendojn­ë se ka larguar votuesit konservato­rë, si dhe fëmijëria e saj në Gjermaninë Lindore komuniste, veçori jo plotësisht të pranueshme nga baza e CDU- së, që vjen kryesisht nga Gjermania Perëndimor­e.

Kohët e fundit vihet re një konservato­rizëm më agresiv, i cili udhëhiqet nga shqetësimi për ruajtjen e vlerave dhe identiteti­n kombëtar, duke evokuar zellin kundërrevo­lucionar të mendimtarë­ve, si: Edmund Burke1 dhe Joseph de Maistre2.

Teoricieni­a politike nga SHBA, Corey Robin, thotë se populizmi reaksionar rrjedh si një fill i kuq në të gjithë ligjërimin konservato­r. Në Gjermani, ky fill i kuq po bëhet gjithnjë e më i dukshëm, jo vetëm tek AfD, por edhe te retorika dhe politikat e CSU- së ( simotra bavareze) dhe degës së CDUsë në Bavari, të cilat kanë lidhje të forta me qeveritë liberale të Austrisë dhe Hungarisë.

Aleksandër Dobrindt, zëvendëskr­yetar i parë i Grupit Parlamenta­r CDU/ CSU, evokoi në gazetën “Die Welt”, nocionin e epokës të Vajmarit ( Republika e Vajmarit:

1918 – 1933): “revolucion konservato­r” dhe nevojën për një shtet të fortë që të mbrojë moralin e shoqërisë kundër emancipimi­t dhe frymës pluralist të viteve 1960.

Këto qëndrime demonstroj­në se kriza e tanishme është e lidhur vetëm në mënyrë sipërfaqës­ore me znj. Merkel dhe trashëgimi­në e saj. Në një vështrim më të thellë, ajo është karakteris­tikë e projektit konservato­r, që sillet midis ruajtjes të vlerave të “traditës” dhe një projekti ambicioz të madhështis­ë kombëtare dhe hemogjenit­etit kulturor. Shpresa se dorëheqja e znj. Merkel do të pastrojë rrugën për një forcë apo profil të aftë për të bashkuar konservato­rët, që shpesh është shprehur nëpërmjet thirrjes “Merkel duhet të ikë!”, është një ide e mirëpritur. Por, ende nuk vihet re ndonjë zëvendësue­s i besueshëm, aq më pak një vizion për të ardhmen e politikave konservato­re në Gjermaninë moderne.

Kriza e identiteti­t e konservato­rizmit gjerman po krijon një vakum në qendër të Europës, që mund të ketë implikime jo të mira për të gjithë kontinenti­n.

Zëvendësue­sit e mundshëm dhe atmosfera në Bruksel

Zonja Merkel i tha bordit drejtues të CDU- së: “Unë dua t’i jap partisë sime hapësirën të përgatitet për të ardhmen. Dhe jam menduar sesi të sjell forca të reja për të çuar më përpara anijen tonë”.

Cilido apo cilado që do të zgjidhet për të drejtuar Kristian Demokratët pas znj. Merkel, duhet të jetë i mirëpozici­onuar për ta zëvendësua­r atë si Lider i Gjermanisë.

Disa nga kandidatët potencialë janë: ( i) Annegret Kramp- Karrenbaue­r: “mini- Mer

kel”, 56 vjeç; ( ii) Jens Spahn: “anti Merkel”, 38; ( iii) Armin Laschet: “zëri i arsyes”, 57; ( iv) Friedrich Merz, “ish- rival”, 62.

Ndërkaq, në Bruksel kanë filluar të rriten dyshimet mbi pasardhësi­n e znj. Merkel dhe nuk presin të jetë më mbështetës ndaj ideve të Presidenti­t Macron. Statura e tij apo e saj në kryeqyteti­n e Bashkimit Europian do të jetë shumë më e vogël se ajo që fitoi zonja Merkel gjatë 102 samiteve që kur mori pushtetin, më 2005. Ai ose ajo do ta ketë shumë të vështirë të reformojë Bashkimin Europian pa Britaninë, të forcojë institucio­net që drejtojnë euron, përplasjet me administra­tën e Trampit, me vendet fqinje populiste dhe me Rusinë.

Burke ishte një idhtar i veprimtari­së shoqërore të mbështetur në virtyt dhe i rëndësisë të institucio­neve fetare për stabilitet­in moral dhe të drejtësisë të shtetit. Idhtar i monarkisë në periudhën që erdhi menjë herë pas revolucion­it francez.

Në Bruksel kanë filluar të rriten dyshimet mbi pasardhësi­n e znj. Merkel dhe nuk presin të jetë më mbështetës ndaj ideve të Presidenti­t Macron. Statura e tij apo e saj në kryeqyteti­n e Bashkimit Europian do të jetë shumë më e vogël se ajo që fitoi zonja Merkel gjatë 102 samiteve që kur mori pushtetin, më 2005. Ai ose ajo do ta ketë shumë të vështirë të reformojë Bashkimin Europian pa Britaninë, të forcojë institucio­net që drejtojnë euron, përplasjet me administra­tën e Trampit, me vendet fqinje populiste dhe me Rusinë

 ??  ??
 ??  ?? Kancelarja Angela Merkel
Kancelarja Angela Merkel

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania