Panorama (Albania)

Lleshi e nis si ushtarak, dy urdhra për disiplinën ditën e parë si ministër

Sandër Lleshi kërkon masa urgjente për ndotjen e ajrit, ndalon punonjësit e Ministrisë e Policisë të frekuentoj­në kafenetë

-

Janë dashur vetëm 24 orë në zyrën e ministrit të Brendshëm, edhe pse si i komanduar, që Sandër Lleshi të tregojë karakterin dhe disiplinën e një ushtaraku.

Menjëherë ai ka firmosur dy urdhra, që kryesisht shërbejnë për të rregulluar disiplinën. Urdhri i parë lidhet me personelin e Ministrisë së Brendshme, por edhe me punonjësit e Policisë së Shtetit, për të evituar çdo dalje jashtë orarit të punës. Urdhri i parë i Sandër Lleshit kërkon që të gjithë punonjësit e Ministrisë së Brendshme nuk duhet të frekuentoj­në baret, restorante­t, njësitë tregtare apo ndonjë tjetër mjedis publik jashtë institucio­nit dhe pa ndonjë arsye pune. Përjashtim bëjnë vetëm rastet e festave apo të fatkeqësiv­e familjare, madje edhe këto raste vetëm me lejen e eprorit. Ndërsa urdhri i dytë lidhet me protestat e fundit në Durrës për ndotjen e ajrit, djegien e mbeturinav­e në landfille, por edhe në disa qytete të tjera, si në Tiranë, Vlorë, Kukës e Dibër. Në përgjigje të shqetësime­ve të banorëve ai i kërkon Policisë së Shtetit të marrë masa urgjente dhe të mbajë nën kontroll situatën, duke bashkëpunu­ar me institucio­net vendore. Qytetet më problemati­ke në këtë drejtim, sipas zv. ministrit të Brendshëm Lleshi, janë Durrësi, Vlora, Kukësi, Tirana dhe Dibra.

LETRA PER ARDI VELIUN

Me anë të një letre, drejtuar kreut të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, ministri i Brendshëm i komanduar, Sandër Lleshi, kërkon që strukturat vendore të Policisë së Shtetit të marrin masa urgjente për të mbajtur nën kontroll situatën në të gjithë territorin e vendit sa i përket ndotjes së ajrit nga djegia e mbeturinav­e. Lleshi kërkon nga Policia e Shtetit raportime të veçanta ditore për këtë çështje. "Siç jeni në dijeni, ditët e fundit është shtuar problemati­ka lidhur me djegien e mbeturinav­e në vende të hapura pranë qendrave të banuara, si dhe në landfille, duke u kthyer kështu në një rrezik serioz për shëndetin e banorëve pranë tyre. Informacio­net e fundit tregojnë se qarqet më problemati­ke janë ato të Durrësit, Vlorës, Kukësit, Tiranës dhe Dibrës. Nisur nga sa më sipër, kërkoj që strukturat vendore të Policisë së Shtetit të marrin masa urgjente për të mbajtur nën kontroll situatën në të gjithë territorin e vendit. Për këtë, ato të bashkëpuno­jnë ngush- të me strukturat përgjegjës­e në prefektura, bashki, njësi administra­tive, si dhe me ato të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, me qëllim ndalimin e zjarreve në landfille dhe vende të hapura publike. Po ashtu, strukturat e Policisë të komunikojn­ë edhe me kompanitë e kontraktua­ra për pastrimin e qyteteve/ njësive vendore, për t'i dhënë fund një fenomeni të tillë të rrezik- shëm. Sa më sipër, kërkoj nga Policia e Shtetit raportime të veçanta ditore për këtë çështje. Ju faleminder­it për bashkëpuni­min", mbyll letrën e tij për Veliun, zv. ministri Sandër Lleshi.

 ??  ?? Sandër Lleshi
Sandër Lleshi
 ??  ?? Ministri i Brendshëm i komanduar, Sandër Lleshi
Ministri i Brendshëm i komanduar, Sandër Lleshi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania