Panorama (Albania)

Digjet natën makina e juristit të Hipotekës në Vlorë

Dyshohet për detyrën, i dëmtuari: Nuk kam konflikte

-

Juristit të Hipotekës në Vlorë i djegin makinën, dyshohet për shkak të detyrës. Automjeti tip “BMW”, në pronësi të Ervin Piero, 31 vjeç, është djegur dje gjatë natës ndërsa ndodhej e parkuar në një zonë afër Rrugës Transballk­anike.

Makina me targë AA 990 SE është përfshirë nga flakët në pjesën e përparme të saj, por ndërkohë nga zjarri është dëmtuar dhe një automjet tjetër që ishte parkuar pranë. Nuk dihen ende shkaqet, por dyshimet e para janë për zjarrvënie të qëllimshme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03: 35 të së mërkurës, ndërsa është precedenti i dytë i regjistrua­r në vetëm pak ditë me djegie makinash në qytetin e Vlorës. 31- vjeçari, në pronësi të cilit rezulton makina tip “BMW”, është punonjës në Hipotekën e qytetit bregdetar, me detyrë jurist. Nisur nga kjo, dyshohet se ngjarja mund të ketë lidhje me funksionin e tij. Gjatë marrjes në pyetje, vetë Ervin Piero ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt. Burime nga Policia e Vlorës kanë saktësuar se 31- vjeçari kishte vetëm pak ditë që lëvizte me këtë automjet, pasi prej kohësh ndodhej në servis. Grupi hetimor që po merret me zbardhjen dhe dokumentim­in e plotë të ngjarjes, ka sekuestrua­r pamjet e kamerave të sigurisë së zonës përreth ku ndodhi ngjarja, me qëllim rënien në gjurmët e autorëve të zjarrvënie­s. Gjithashtu, po merren në pyetje persona që mund të kenë vërejtur lëvizje të dyshimta gjatë natës, atëherë kur ndodhi ngjarja. Ndërkohë që automjeti i juristit të Hipotekës ka marrë dëmtime të shumta në pjesën e motorit, automjeti tjetër, “Volkwsvage­n” me targë AA 825 LU, ka shpëtuar me dëmtime fare të lehta në pjesën e përparme. Ky është rasti i dytë në një hark të shkurtër kohor prej tri ditësh ku ndodhin ngjarje të tilla të djegies së makinave. Gjatë orëve të para të mëngjesit, dy automjete u dogjën në Vlorë, në lagjen “Hajro Cakërri”, një në pronësi të një kompanie transporti, që përdorej nga shtetasja me ini- ciale J. T., ndërsa automjeti tjetër ishte në pronësi të shtetasit V. M. Kurse tri ditë më vonë u regjistrua­n dy automjete të tjera të djegura, ndërsa ngjarjet janë ende pa autorë. Në këtë mënyrë, ka shkuar në 18 numri i rasteve të ndodhu- ra gjatë këtij viti vetëm në Vlorë. Përveç rasteve të ndodhura gjatë muajit nëntor, më 21 tetor u regjistrua­n dy automjete të tjera të djegura, ngjarje gjithashtu për të cilat Policia nuk ka ende asnjë arrestuar apo të dyshuar.

 ??  ?? Makina e djegur
Makina e djegur
 ??  ?? Makina e djegur e juristit të Hipotekës, Ervin Piero
Makina e djegur e juristit të Hipotekës, Ervin Piero
 ??  ?? Makina e dytë, që mori dëmtime nga zjarrvënia
Makina e dytë, që mori dëmtime nga zjarrvënia

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania