Panorama (Albania)

Basha: PPE mbështet PD për pastrimin e politikës

“Kemi mbështetje për kauzat tona në luftën kundër krimit të organizuar”

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Partia Demokratik­e ka marrë mbështetje nga Partia Popullore Europiane për betejën e nisur për pastrimin e politikës nga krimi.

Kreu i PD- së, Lulzim Basha, me deputetët Albana Vokshi dhe Tritan Shehu dhe ish- deputetin e PD- së Gert Bogdani, ka marrë pjesë ditën e mërkurë në punimet e Asamblesë së Përgjithsh­me të PPE- së. Përmes një video të publikuar në profilin e tij në “Facebook”, Basha ka deklaruar se PPE mbështet kauzat e PD- së për luftën kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të politikës nga krimi. “Partia Popullore Europiane, partia nënë e Partisë Demokratik­e dhe gjithë partive tona simotra këtu mbështesin fuqimisht vizionin tonë për Shqipërinë në Europë. Mbështesin kauzat tona jetike për luftën kundër krimit të organizuar, pastrimit të politikës nga krimi, për luftën kundër korrupsion­it dhe oligarkisë dhe dekriminal­izimin e zgjedhjeve. Ndërsa PPE dhe dy kandidatët tanë, një prej të cilëve do të jetë kandidat për në Komisionin Europian, dhanë mesazhe të qarta se Bashkimi Europian do të thotë në radhë të parë një bashkim vlerash, demokraci, shtet ligjor, luftë kundër krimit të organizuar, korrupsion­it, liri e medias dhe respekt për liritë dhe të drejtat e njeriut”, deklaroi kreu i PD- së në videomesaz­h.

VOTIMI

Përfaqësue­sit e opozitës bënë publike votat e tyre në garën për kandidatin e PPEsë në Komisionin Europian. Lulzim Basha deklaroi dy ditë më parë se të katër votat e demokratëv­e do të shkojnë për gjermanin, Manfred We- ber. Kreu i PD- së publikoi edhe një videomesaz­h me Weber para votimit të kandidatur­ës së tij për President të Komisionit Europian. “Jam këtu me Manfred Weber, me kreun aktual të Grupit Parlamenta­r të PPE- së në Parlamenti­n Europian. Një mik i madh i Ballkanit dhe i Shqipërisë, i cili ka punuar gjatë për vlerat dhe principet europiane në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor, duke mbështetur integrimin tonë në Europë, për demokracin­ë dhe sundimin e ligjit. Dhe jam i lumtur që qëndroj pranë tij sot, nesër dhe pasnesër ku 4 votat e Partisë Demokratik­e të Shqipërisë do të shkojnë për kandidatur­ën e tij në krye të Komisionit Europian, për lidershipi­n e tij të fortë, për Europën, Ballkanin Perëndimor dhe për Shqipërinë në Europë”, tha Basha.

 ??  ?? Basha në PPE
Basha në PPE

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania