Panorama (Albania)

BUXHETI I MINISTRISË, PS: NË CËRRIK E SELENICË, POLICIA ME 1 MAKINË

-

Ministria e Brendshme do të përfitojë për vitin 2019 një rritje prej 21 miliardë lekësh ose 1% më shumë se sa buxheti i vitit 2018. Gjatë mbledhjes së Komisionit të Sigurisë në Kuvend, u bë prezantimi dhe miratimi në parim i buxhetit të kësaj ministrie. Por edhe pse është një nga ministritë që ka përfituar rritje fondesh më shumë përgjatë pesë viteve të fundit, gjatë mbledhjes dolën problemati­ka që ka Polica e Shtetit në mjetet logjistike të saj. Vetë deputetët e maxhorancë­s ngritën shqetësimi­n se Policia është pa infrastruk­turë sa i takon automjetev­e. Në Cërrik apo në Selenicë, ku ndodhi tragjedia me 8 të vrarë në gusht, Policia ka vetëm një makinë në përdorim. Problemati­kën e Cërrikut e ngriti deputeti i PS- së në Qarkun Elbasanit Luan Dusha, i cili u shpreh se: “Në Komisariat­in e Cërrikut ka vetëm një makinë në gjendje pune. A ka fonde për rregullim, si mund të funksionoj­ë kështu?” Ndërsa deputeti i Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës, Vullnet Sinaj, ngriti të njëjtën problemati­kë në Bashkinë e Selenicës ku pak muaj më parë ndodhi edhe tragjedia me tetë të vrarë. “Atje policët kanë shumë vështirësi, nuk e di, me një makinë dhe aq pak forca”, tha Vullnet Sina, deputet i PS- së. Në Kuvend pritej të paraqitej zëvendësmi­nistri i ri, Sandër Lleshi, që ka marrë drejtimin e Ministrisë, por buxhetin e prezantoi zëvendësmi­nistri tjetër, Julian Hodaj, i cili tha se është parashikua­r një shifër prej 170 milionë lekësh për blerje mjetesh. Deputetët thanë po ashtu se kanë konstatuar problemati­ka me automjetet e Policisë edhe në pikat e kalimit kufitar, ku mungojnë edhe pajisjet për kontrollin e “vijës së gjelbër”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania