Panorama (Albania)

Udhëtimet jashtë, deputetët, dyshime për abuzime nga ana e institucio­neve

- Besnik Dervishi

Komisioni i Ligjeve do të kontrolloj­ë lëvizjet jashtë shtetit të kryetarëve dhe anëtarëve të institucio­neve kushtetues­e. Gjatë zhvillimit të seancave dëgjimore për buxhetin e shtetit për vitin 2018, Bashkim Fino dhe Ulsi Manja u përfshinë në debat me Komisioner­in për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi. Komisioner­i, nga ana e tij, paraqiti kërkesa për shtim fondi prej 49 milionë lekësh për vitin 2019 nga ku lindi debati. Deputeti Fino u shpreh se krerët e institucio­neve kushtetues­e lëvizin jashtë vendit me fondin e buxhetit, duke ngritur pikëpyetje mbi veprimtari­në e tyre. “Ne nuk bëjmë punën tonë si deputetë dhe si Komision të Ligjeve se ne kemi të drejtë t’i monitorojm­ë këto. Më thuaj, sa herë ke ikur jashtë shtetit ti, në vitin 2018? Ju punoni vetëm, nuk doni të punoni me deputetët. Vini këtu vetëm për të kërkuar, vini këtu sa për të kaluar radhën për të raportuar. Dua të di të gjithë pagat e institucio­neve të pavarura dhe gjithë lëvizjet e tyre jashtë shtetit. Se më rezulton, se edhe këto dy ditë që ne po bëjmë buxhetin, thonë jo nuk vij dot sot, jo do vij nesër”, u shpreh Fino. Në të njëjtën linjë me të ishte edhe kryetari i Komisionit të Ligjeve, i cili shprehu rezerva se përse deputetët e Komisionit nuk ftohen në delegacion­e nga këto institucio­neve. “Këto institucio­ne vijnë, kërkojnë mbështetje buxhetore, i kemi mbështetur për aq mundësi sa ka pasur buxheti, por me keqardhje nuk na ka ardhur mbështetja reciproke. Brenda javës që vjen, të tre nënkomi- sionet e këtij komisioni, të miratojnë një kalendar veprimi sepse, duke filluar nga sesioni i janarit që vjen, do të duhet ta ushtrojë fuqishëm mbikëqyrje­n dhe kontrollin. Është krejt normale të ftohen edhe deputetë të këtij komisioni në këto delegacion­e”, tha Manja.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania