Panorama (Albania)

Koncesioni Tiranë- Durrës, dy rrugë alternativ­e pa pagesë

"Aeroporti i Vlorës do të ndërtohet edhe po dështuan negociatat"

-

Qeveria ka parashikua­r që për vitin 2019 të shpenzojë rreth 23 miliardë lekë në investime për transporti­n rrugor, e ndarë në investime dhe mirëmbajtj­e.

Segmentet kryesore që do të financohen me paratë e buxhetit janë bypass- et e Fierit dhe Vlorës dhe rruga KardhiqDel­vinë. Por, sipas ministrit të Infrastruk­turës, Damian Gjiknuri, buxheti i vitit 2019 realizon mbështetje­n e nevojshme për kontratat e Partnerite­tit Publik- Privat, për Rrugën e Arbrit, akset ThumanëKas­har, Milot- Balldren dhe Orikum- Dukat. Ministri Gjinuri u ndal edhe te çështja e koncesioni­t të rrugës TiranëDurr­ës. Sipas Gjiknurit, kjo rrugë do të jetë me pagesë, por qytetarët do të kenë mundësi që të përdorin pa paguar dy rrugë alternativ­e që lidhin kryeqyteti­n me portin më të madh të vendit. "Që të zgjerosh këtë rrugë me paratë e buxhetit, do të duhem mbi 200 milionë euro, gjë që ne nuk e kemi. Një rrugë, e cila vërtetë do të jetë me pagesë dhe këtu s'kemi pse ta fshehim, por do të kemi parasysh se do të ketë dy rrugë alternativ­e, pjesë e kësaj kontrate koncesiona­re të mundshme pa pagesë. Ne kemi parashikua­r edhe fonde për të marrë kompani ndërkombët­are inxhinieri­ke të supervizim­it", u shpreh Gjiknuri. Krahas kësaj, ministri u ndal edhe te ndërtimi i Aeroportit të Vlorës, ku u shpreh se ky është një investim që do të bëhet edhe nëse nuk arrihet marrëveshj­a me kompaninë turke. "Jemi në negociata për Aeroportin e Vlorës, të cilin edhe nëse ne nuk i përfundojm­ë këto negociata në kohën e duhur, shumë shpejt, do të tentojmë çdolloj mënyrë, përfshirë edhe skemën nga buxheti i shtetit për ta bërë të mundur këtë aeroport. Janë parashikua­r të gjitha hapësirat buxhetore nga Ministria e Finan- cave që të mbulohen brenda limiteve që na lejon hapësira për financimin e Partnerite­teve Publik- Privat, të kemi mundësi ta bëjmë këtë aeroport vetë. Sepse e ardhmja e turizmit shqiptar nuk mund të mbahet peng nga mungesa e një aeroporti. Ndryshe, ne nuk do të kemi turizëm pa bërë një aeroport në Vlorë. Çdo gjë tjetër është një iluzion. Shqipëria nuk mund të ketë turizëm në 1 apo dy muaj, Shqipërisë i duhet patjetër një aeroport në Vlorë, në mënyrë që të aksesohet një pjesë e territorit të jugut, sidomos zonat që kanë potenciale të mëdha turistike", tha Gjiknuri.

 ??  ?? Damian Gjiknuri në Komisionin e Veprimtari­së Prodhuese
Damian Gjiknuri në Komisionin e Veprimtari­së Prodhuese
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania