Panorama (Albania)

Propozimi i Ekonomisë: Të mos tatohen pagat 40 mijë lekë, Ahmetaj kundër

Gjylameti: Fasha e pagave që s'paguajnë tatim, të rritet në 40 mijë lekë. Ahmetaj: Propozim i gabuar, rrëzon progresivi­tetin

- DORINA AZO

Diskutimi për ndryshimet në projektlig­jin e tatimit mbi të ardhurat u shoqërua me debate dje në Komisionin e Ekonomisë.

Përveç ndryshimev­e të qeverisë në ligjin për tatimin e pagave të larta, deputetët e Komisionit të Ekonomisë propozuan dje rritjen e pragut të mostaksimi­t të rrogave të ulëta. Relatorja e paketës fiskale, deputetja e Komisionit të Ekonomisë, Blerina Gjylameti, propozoi që të rritet fasha e pagave që nuk paguajnë tatimin mbi të ardhurat nga 30 mijë lekë, që është aktualisht, në 40 mijë lekë. Propozimi i deputetëve u kundërshtu­a nga ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ahmetaj, i cili tha se kjo do të prishte sistemin e progresivi­tetit dhe do të ndikonte në evazion. Relatorja e Komisionit propozoi edhe uljen e dividendit për riinvestim deri në zerimin e tij, i cili u kundërshtu­a nga ministri i Financave, Ahmetaj. TATIMI PËR PAGAT

E ULËTA Deputetja Gjylameti tha se propozimi për rritjen e fashës nga 30 mijë në 40 mijë lekë vjen në kuadër të politikës së rritjes së pagave, më qëllim që pagat e ulëta të mos taksohen. "Ne do të duhet ta rishikojmë këtë, për faktin se duke qenë se ne kemi rritur pagat, shpesh një pjesë e mirë kalojnë te fasha e atyre që fillojnë të paguajnë tatim mbi të ardhurat. Kështu që, meqenëse dhe totali i punonjësve, të cilët kanë një pagë nga 30 deri në 40 mijë lekë nuk është aq i konsiderue­shëm, flasim po të shikojmë efektin ndërmjet atyre nga 130 mijë në 150 mijë, është më tepër se sa mund të jetë ky, unë mendoj që do të duhet konkretish­t ta shikojmë dhe jam e bindur që duke ulur teknikisht të dyja palët. Për të qenë më e qartë, unë mendoj që, duke vlerësuar atë që kemi bërë si maxhorancë, në linjë me progresivi­tetin, ne do të duhet ta rishikojmë këtë propozim, që fasha për të cilën fillon tatimi mbi të ardhurat të jetë 40 mijë lekë dhe jo 30 mijë lekë sikur e kemi", u shpreh Gjylameti. Propozimi i deputetëve për rritjen e fashës së pagave që nuk do të taksohen u kundërshtu­a nga ministri i Financave dhe Ekonomisë. "Si propozim, do të ishte tejet i gabuar dhe do të prishte sistemin në qoftë se do hynim sërish te pagat e ulëta, siç iu referuat, ndërkohë që ky është vend që ka përjashtua­r 30 mijë lekëshin. Dhe e dyta, po ua them tani, kam gjithë taksën efektive këtu, taksa efektive, po flas me të vjetra, nga 300 mijë lekë në 400 mijë lekë pagë është 1,96 për qind taksa, 1,96 për qind. Nga 400 në 500 është 4,4 për qind. Nga MIJE propozuan deputetët e Komisionit të Ekonomisë fashën e re të pagave, që nuk do të paguajnë tatimin mbi fitimin nga 30 mijë lekë që është aktualisht. Propozimi u kundërshtu­a nga Financat 500 në 600 është 5,9 për qind. Nga 600 në 700 është 6,93 për qind dhe ky komision duhet të mendojë dhe të jetë partner i konsolidim­it fiskal, ky të thotë që rreth 60 për qind të punonjësve të këtij vendi nuk paguajnë taksa mbi të ardhurat personale sepse janë nën 30 mijë lekë. Ky është dhe problem evazioni, por ka ardhur duke u ulur. Ua kam thënë, 42 për qind e punonjësve VIP- a, kanë qenë, tani ka filluar të përmirësoh­et pas asaj fushate që ndërmori Ministria e Financave para një viti, nën 300 mijë lekë. E kemi sistemin tashmë tejet progresiv dhe kemi nxjerrë nga buxheti i shtetit dhe kemi bërë shumë mirë, 120 milionë dollarë. Nuk kemi nevojë të komplikojm­ë sistemin dhe ta bëjmë ta padrejtë. Po ua them edhe zyrtarisht, edhe si pjesë e juaja, unë jam absolutish­t kundër që të shikohet dyshemeja. Absolutish­t, taksivisht kundër, pastaj Parlamenti le të vendosë si të dojë. Është gabim fiskal. Meqë jemi të dy, të gjithë, me atë flamur progresivi­teti, kjo e rrëzon progresivi­tetin në themel, sepse tashmë është i ndërtuar, në mënyrë të konsolidua­r, brenda përshkallë­zimit", u shpreh Ahmetaj. TATIMI MBI DIVIDENDIN Relatorja e paketës fiskale në Komisionin e Ekonomisë, Blerina Gjylameti, propozoi edhe uljen e dividendit për riinvestim deri në zerimin e tij, i cili u kundërshtu­a nga ministri i Financave Ahmetaj. "Propozimi i dytë ka të bëjë me uljen e tatimit mbi dividendin, duke marrë parasysh faktin që ka një ulje dividendi nga 15 për qind në 8 për qind, propozojmë të rishikohet edhe njëherë kjo politikë, me qëllim që të kemi zerim të tatimit mbi dividendin në të gjithë dividendin e riinvestua­r, me qëllim që të kemi një rritje dhe zgjerim të aktiviteti­t ekonomik. Pra, jo vetëm ulje për dividendin, por të kemi zerim të dividendit për investim", u shpreh Gjylameti. Ministri i Financave Ahmetaj nuk pranoi uljen e dividendit për riinvestim, pasi, siç u shpreh ai, qeveria ka propozuar uljen e dividendit në shpërndarj­en e fitimeve nga 15 për qind në 8 për qind. "Nuk mund ta bëjmë zero dividendin. Për ato që janë riinvestua­r, nuk ka dividend, ndërsa për ato që dalin jashtë bilancit, unë nuk besoj që ka një logjikë, në këndvështr­im tim, teknike, që i nxori paratë jashtë bilancit dhe unë pastaj kur ta verifikoj që ai i riinveston, është instrument i ' 94ës dhe ka dështuar, ta ndjek e ta bëj zero. T'i bëj zero çfarë? Domethënë, nga ana teknike ajo që është investuar, ajo është trupëzuar, është materializ­uar me bilancin. Ndërsa, ajo që është mbajtur si rezervë, pra, që është shmangur 15 për qind, nuk është paguar, është akumuluar, ajo ka sens që t'i bësh amnisti në restrospek­tikë, jo amnisti evazioni, por t'i lejojë që ato të akumuluara dhe inaktive t'i bëjë të mundur që kapitali t'i riinvestoj­ë ose të zgjerojë konsumin", u shpreh ministri.

 ??  ?? Komisioni i Ekonomisë
Komisioni i Ekonomisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania