Panorama (Albania)

Unaza e Madhe, banorët në ditën e 5 të protestës: Do flijohemi brenda

-

Të mëdhenj e të vegjël bllokuan sërish dje aksin kryesor të rrugës që lidh Pallatin me Shigjeta me sheshin “Shqiponja”, duke kërkuar dëmshpërbl­im të plotë për banesat e tyre, që duhet të shemben për të zgjeruar unazën e madhe. Në të kundërt, janë gati të flijohen brenda. “Ne nuk dalim nga shpitë, është djersa e 20 viteve aty. Ku do jetoj unë sot mbi 60 vjeç, unë shtëpiake, burri me pension të parakohshë­m, bëj dot tjetër shtëpi?! Ne nuk i lëmë banesat. Do ta bëj gardh me hekur dhe do vdes atje brenda kur të vijnë t’i vënë fadromën shtëpisë”, shprehet një banore e shqetësuar mbi vendimin për të prishur vilën e saj 3katëshe, që ndodhet mbi 15 metra larg rrugës kryesore. Edhe pse kanë kaluar ditë, banorët insistojnë në bisedime me përfaqësue­s të qeverisë, pasi shembja e banesave, sipas tyre, po bëhet në mënyrë selektive dhe përtej parashikim­eve në plan. “Përse nuk zgjerohet rruga dhe në anën matanë, në Kashar. Apo atje ka pallate dhe nuk prishen. Për këtë arsye nuk na kanë legalizuar qëllimisht... Kemi vite që aplikojmë. Na kanë sjellë letrën për shembje, ndërkohë që asnjë përfaqësue­s i qeverisë nuk ka ardhur të na dëgjojë. I bëjmë thirrje të vijë një i deleguar apo edhe deputet- ja e zonës, Blerina Gjylameti, e cila na ka premtuar legalizim në këmbim të votës për Partinë Socialiste”, shprehet një prej protestues­ve.

Në mbështetje të tyre, në protestën e një dite më parë morën pjesë edhe dy deputetë të Partisë Demokratik­e, Flamur Noka dhe Klevis Balliu, të cilët dëgjuan drejtpërdr­ejt argumentet e banorëve. Një ditë më parë, banorët thanë se Policia ka bërë shoqërimin e dhjetë protestues­ve në Komisariat, midis tyre edhe një grua shtatzënë.

Këtë të hënë, institucio­net që kanë hartuar dhe do çojnë deri në fund projektin për Unazën e Madhe, bashkë me ato kompetente për pronat sqaruan situatën për 317 ob- jektet që do t’u vihet ruspa me qëllim zgjerimin e Unazës së Madhe të Tiranës. Për 123 prej tyre, që kanë hipotekë, do të ketë kompensim, ndërsa të tjerat skualifiko­hen nga procesi. Për këta të fundit, Bashkia e Tiranës ka ofruar bonusin e qirasë me një procedurë të përshpejtu­ar, një propozim ky i cilësuar qesharak nga banorët.

 ??  ?? Protestues­it, dje në bllokimin e rrugës
Protestues­it, dje në bllokimin e rrugës
 ??  ?? Deputetët e PD, Balliu e Noka, dje gjatë protestës
Deputetët e PD, Balliu e Noka, dje gjatë protestës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania