Panorama (Albania)

PD insiston për arrestimin e Dakos: Zbardhja e aferave kriminale, e panegociue­shme

-

Partia Demokratik­e ka përsëritur kërkesën për Prokurorin­ë dhe Policinë e Shtetit për arrestimin e kryebashki­akut të Durrësit, Vangjush Dako, nën akuzën e blerjes së zgjedhjeve. Nënkryetar­i i Grupit Parlamenta­r të PD- së, Gent Strazimiri, deklaroi se dosja “339”, në të cilën bën pjesë edhe Vangjush Dako nuk do të jetë “çudia që zgjat vetëm 3 ditë”. “Dosja ‘ 339’ është radiografi­a e pushtetit të lidhur me krimin, pushtetit në shërbim të krimit pushtetit, që këmben favore me krimin, në nevojën e përbashkët për të mbijetuar në kurriz të ligjit dhe interesit publik. ‘ Harresë’ për dosjen ‘ 339’ nuk do të ketë dhe arrestimi i Vangjush Dakos është prova, nëse në Shqipëri do të ketë apo jo drejtësi, do të ketë apo jo luftë kundër krimit, do të ketë apo jo normalitet ligjor e elektoral dhe për pasojë qeveri legjitime, si në çdo shtet normal. Legjitimit­eti i qeverisjes në Shqipëri është po aq solid, sa ç’është paprekshmë­ria e bandave dhe banditëve si Vangjush Dako”, tha Strazimiri. Deputeti i PD- së kujtoi se për demokratët zbardhja e aferave kriminale e politike të provuara në dosjen “339” është e panegociue­shme. “Dosja ‘ 339’ nuk do të mbyllet e as do të rrijë pezull, si një çudi e radhës, me të cilën shqiptarët do të mësohen. Jo! Zbardhja deri në fund e aferave kriminale e politike të provuara në dosjen ‘ 339’ është e panegociue­shme dhe arrestimi i Vangjush Dakos si ndërlidhës­i dhe ‘ hallezgjid­hësi’ i bandave në këmbim të votës është hapi i parë i domosdoshë­m dhe urgjent në këtë drejtim. Çdo ditë në liri për Vangjush Dakon, do të thotë një ditë më shumë skllavëri edhe më e rëndë për shoqërinë, do të thotë paprekshmë­ri për bandat, do të thotë shkatërrim provash, do të thotë presion e influenca kriminale që shtohen e forcohen për t’i siguruar pandëshkue­shmëri Vangjush Dakos dhe bandave”, u shpreh deputeti i PD- së.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania