Bashkëqeverisja, Rama: Kemi zgjidhur 17 mijë ankesa
"Nëse do një punë, jo një rrogë në shtet, drejtohu Platformës"
Kryeministri Rama inkurajoi qytetarët që t'i drejtohen platformës së bashkëqeverisjes për të gjitha ato raste që zvarriten nga administrata publike.
Në takimin javor me koordinatorët e Platformës së Bashkëqeverisjes, shqipëria qëduam. al, Kryeministri numëroi 17 mijë raste të zgjidhura që kur platforma ka nisur nga puna. "Ne jemi vërtet të inkurajuar nga fakti që numri i qytetarëve që i drejtohen Platformës rritet. Jemi po ashtu krenarë për faktin që po u afrohemi 17 mijë rasteve të adresuara konkretisht dhe zgjidhjeve, të cilat përndryshe mund të ishin vonuar ende më tepër, ose mund të ishin ende sot duke u zvarritur. Na vjen shumë mirë po ashtu që në tërësinë e tyre, qytetarët shprehen të kënaqur me këtë ndërveprim dhe mbi të gjitha janë të gatshëm që të vijnë këtu për të na ndihmuar, duke dëshmuar konkretisht eksperiencën e tyre", tha Kryeministri, i cili dëgjoi nga afër qytetarët, të cilët kishin gjetur zgjidhje të problemeve të tyre. Duke sjellë në vëmendje rastin e një qytetari që kishte 13 vite që sorollatej për legalizimin e banesës së tij, Rama tha se problemi i tij u zgjidh për 10 ditë pas adresimit në platformë. "13 vite të humbura për një punë, që mori 10 ditë për t'u kryer. Më vjen mirë që të informoj edhe publikun, se nga statistikat e ALUIZNI- t vihet re një rritje e ndjeshme e rasteve të zgjidhura dhe kjo lidhet pa diskutim me presionin e bash-
MIJË
raste të adresuara nga qytetarët kanë gjetur zgjidhje përmes Platformës së Bashkëqeverisjes që nga dita e nisjes së saj nga puna. Sipas Kryeministrit, në të kundërt, zgjidhjet mund të ishin ende sot duke u zvarritur këqeverisjes, me presionin e faktit që ka filluar të mbillet në administratë fara e vetëdijes se çdokush që vjen për të kërkuar një shërbim, është potencialisht një person që mund të të hapë punë, në rast se nuk ia jep atë shërbim, siç i takon. Ky presion sjell një ndryshim të rëndësishëm në jetën e përditshme të marrëdhënieve të administratës me publikun, pasi i jep qytetarit një fuqi tjetër, fuqinë që buron nga kjo Platformë, që buron nga fakti se çdo qytetar, pavarësisht statusit që ka, pavarësisht se jeton në qendër të Tiranës apo në një zonë të largët, pavarësisht se është i ri apo i moshuar, i pasur apo i varfër, mund të vendosë menjëherë në lëvizje ministrin përkatës dhe ta kthejë atë në shoqëruesin e vet, për të çuar deri në fund, në rrugën e gjetjes së zgjidhjes, rrugën dhe për të marrë zgjidhjen", u shpreh Kryeministri. Sipas kreut të qeverisë, punonjësit e administratës që kanë zvarritur apo penguar dhënien e shërbimit për qytetarët, jo vetëm do të largohen nga puna, por për rastet korruptive do të ketë dhe ndjekje penale. "Ajo që duhet pasur parasysh është që, pasi rasti juaj zgjidhet, për personat që janë shkaktarë të këtyre vonesave, hapet një hetim administrativ dhe në bazë të hetimit dhe të përgjegjësisë që del nga hetimi, ata largohen nga puna, shkojnë në Prokurori, nëse konst kanë një atohet tentativë për korrupsion, ose paralajmërohen në rast se rol dytësor në këto lloj vonesash të patolerueshme", u shpreh kryeministri. Platforma e Bashkëqeverisjes ka zgjidhur edhe problematikat e punësimit.