Panorama (Albania)

Gjonaj kërkon shkarkimin e kreut të Hetimit Tatimor të Shkodrës

-

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka kërkuar ditën e djeshme shkarkimin nga detyra të kreut të Hetimit Tatimor të Shkodrës dhe 21 inspektorë­ve të tjerë në këtë drejtori. Rekomandim­i u bë gjatë një tryeze për masat antikorrup­sion ditën e djeshme. Në cilësinë e kryetares së Task- Forcës Antikorrup­sion, Gjonaj kërkoi shkarkimin e drejtuesit. Sipas ministres, janë kryer inspektime në Drejtorinë e Hetimit Tatimor të Shkodrës pas një denoncimi në portalin shqipëriaq­ë duam. al dhe që zbuloi shkelje të rënda. "Një denoncim i kryer në platformën e bashkëqeve­risjes shqipëriaq­ëduam. al ka qenë edhe në këtë rast pikënisja e këtij kontrolli të ushtruar nga Task- Forca Antikorrup­sion, me objekt verifikimi­n e zbatimit të kuadrit ligjor në marrjen e masave administra­tive ndaj subjekteve ekonomike dhe ekzekutimi­n e tyre. Gjatë kontrollit janë konstatuar një sërë shkeljesh të ndryshme, të cilat lidhen me mosrespekt­imin e kritereve ligjore, shkelje të rregullave të inspektimi­t apo mangësi në plotësimin dhe mbajtjen e dokumentac­ionit përkatës. Nga kontrolli në Drejtorinë e Hetimit Tatimor Shkodër, për shkeljet e konstatuar­a, në raportin përfundimt­ar janë rekomandua­r gjithsej 36 masa disiplinor­e, prej të cilave 22 largime nga puna dhe 14 vërejtje me paralajmër­im për largim nga puna", ka thënë Gjonaj ditën e djeshme. Sipas saj, është rekomandua­r largimi nga detyra i drejtorit të Drejtorisë së Hetimit Tatimor Shkodër, 21 inspektorë­ve të Hetimit Tatimor në të njëjtin dikaster. Me tej, ministrja Gjonaj vlerësoi bashkëpuni­min mes TaskForcës dhe organeve ligjzbatue­se për javët e fundit. "Ka vijuar bashkëpuni­mi shumë i mirë i Task- Forcës Antikorrup­sion me Policinë e Shtetit, Prokurorin­ë dhe institucio­net e tjera ligjzbatue­se në vend. Nga strukturat e Policisë së Shtetit, gjatë javës së kaluar janë evidentuar 13 vepra penale në fushën e korrupsion­it dhe vepra penale të kryera nga punonjës shtetërore publikë. Nga Policia e Shtetit janë proceduar penalisht 26 autorë, nga të cilët: 7 prej tyre janë të arrestuar dhe ndaluar; 17 autorë ndiqen në gjendje të lirë dhe 2 prej tyre janë shpallur në kërkim. Ndër personat e ndaluar janë 4 ish- punonjës të ZVRPP Kavajë, për të cilët Gjykata e Apelit Durrës ka dhënë masën e sigurisë ' Arrest në burg'", tha ajo. "Ne jemi të ndërgjegjs­hëm se lufta kundër korrupsion­it është një sfidë e vazhdueshm­e dhe komplekse, që nuk mund të kufizohet as në kohë e as në hapësirën e kontrollit", përfundoi Gjonaj.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania