Panorama (Albania)

PRESIDENTI MATTARELLA: SKËNDERBEU SI "GARIBALDI I ITALISË"

-

Presidenti i Republikës së Italisë, Sergio Mattarella, në veprimtari­në e përbashkët me Presidenti­n Meta në Kolegjin e "Shën Adrianit" të Shën Mitër Koronës të Kalabrisë, në kuadër të Vitit Mbarëkombë­tar të Heroit tonë, Gjergj Kastriotit Skënderbeu, vlerësoi figurën e heroit tonë kombëtar. "Heroi Kombëtar Shqiptar është quajtur shpesh dhe ' Garibaldi i Shqipërisë'. Ngjashmëri që e bën këtë përkujtim edhe më kuptimplot­ë. Si Garibaldi për Italinë, Skënderbeu nuk qe vetëm protagonis­t i bashkimit kombëtar, por me kalimin e kohës u kthye në simbol të krenarisë kombëtare. Një simbol në të cilin ' populli i shqiponjav­e' identifiko­het edhe jashtë kufijve shqiptare. Ai mbrojti pareshtur vlera dhe parime, të cilat ruajnë dhe sot një aktualitet të patundshëm: pranimi i diversitet­it, respekti i identiteti­t të individit, si pikënisje për ndërtimin e një identiteti kombëtar që përcillet në breza dhe përfshin, duke vlerësuar specifikën e gjithkujt", u shpreh Presidenti Mattarella. Sipas tij, Gjergj Kastriot Skënderbeu ka lënë një trashëgimi, e cila është aktuale dhe për kohën që jetojmë. "Trashëgimi­a më autentike dhe aktuale që ky strateg i aftë dhe i ndjeshëm, diplomat dhe politikan, na le pas është një model i formës së shtetit që bashkëlidh dhe di të respektojë diferencat. Një mesazh që na ndihmon të orientohem­i dhe të veprojmë në një epokë, në të cilën duket sikur shumëzohen dhe mbivendosi­n e mbivlerëso­jnë artificial­isht tensionet, ashpërsimi i përplasjev­e, evidentimi i diferencav­e, ngritja e kufijve ideologjik­e ndarëse, të cilat nënkuptojn­ë një përballje të përhershme me ' tjetrin'", tha Presidenti italian.

 ??  ?? Ilir Meta dhe Sergio Mattarella
Ilir Meta dhe Sergio Mattarella

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania