Panorama (Albania)

Para 4 vitesh edhe Tahiri firmosi një urdhër të ngjashëm

-

Më shumë se 4 vite më parë, ish- ministri i Brendshëm Saimir Tahiri pati firmosur një urdhër të ngjashëm për strukturat e Ministrisë dhe të Policisë së Shtetit. Përveç neneve të Rregullore­s së Disiplinës së Policisë, që kontrollon etikën, veshjen dhe sjelljen, gjatë dhe jashtë orarit të punës, punonjësit e Policisë së Shtetit u urdhëruan që të mos dëmtonin reputacion­in e institucio­nit. Ky urdhër, i bërë publik në shkurt të vitit 2014, përmbante 10 pika, në të cilat sanksionoh­en rregulla të qarta për përdorimin e rrjeteve sociale. Parashikon­te masa disiplinor­e nëse konstatohe­j shkelja e ndonjërës prej këtyre pikave. Këto sanksione që u vendosën me një urdhër të posaçëm të ish- ministrit Tahiri, hynë në fuqi që prej datës 15 shkurt të vitit 2014 dhe zgjatën aq sa ai qëndroi në krye të këtij dikasteri. Me anë të këtij urdhri, Ministria e Brendshme u rikujtonte edhe një herë punonjësve të Policisë, se ishin paralajmër­uar se mosrespekt­imi i këtij urdhri, frekuentim­i i lokaleve me uni- formë e armatim gjatë orarit të punës, apo dhe postimet në rrjetet sociale, do të kishin masa të ashpra. Nga ana tjetër, urdhri paralajmër­onte efektivët e Policisë dhe të Ministrisë së Brendshme që duhet të kujdesen edhe për sjelljen dhe veshjen e tyre. Duhet të kenë etikë në komunikim, të mos përdorin fyer- je apo të postojnë fotografi në "Facebook", që dëmtojnë imazhin e institucio­nit. Gjithashtu ky urdhër nuk u lejonte në asnjë rast, sidomos punonjësve të Policisë, që të mbanin varëse, unaza apo byzylykë. Në fund paralajmër­oheshin se do të kishte masa disiplinor­e për këdo që nuk respektont­e 10 pikat e këtij urdhri.

 ??  ?? Faksimile e urdhrit të Tahirit në 2014
Faksimile e urdhrit të Tahirit në 2014

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania