Panorama (Albania)

Paloka ironizon Lleshin: Do të tregojë se aq e ka tagrin

-

Nënkryetar­i i Partisë Demokratik­e, Edi Paloka, ka komentuar urdhrin e dhënë dje nga zëvendësmi­nistri i Brendshëm Sandër Lleshi për mbetjet në 4 rrethe të vendit, drejtuar Policisë së Shtetit. Sipas tij, Lleshi do të tregojë se aq e ka tagrin. I ftuar në rubrikën "Opinion" në "News24", Paloka ironizoi urdhrin e Lleshit, i cili u emërua dy ditë më parë zyrtarisht në postin e zv. ministrit, por me kompetenca­t e ministrit të Brendshëm. Sipas Edi Palokës, Shqipëria ka nevojë për ndërhyrje emergjente për luftën kundër krimit dhe jo mbeturinav­e. Demokrati tha se Lleshi ndoshta do t'u tregojë shqiptarëv­e se aq e ka tagrin. Kujtojmë se urdhri i parë që dha sot Lleshi që pas marrjes së detyrës ishte ai për administra­tën e tij, ku ndalonte daljet për kafe në orar pune. "Një ministër, po e quaj ministër, që urdhrin e parë në një vend që është vënë në shënjestër për krimin e organizuar, merret me plehrat. Mesa duket, Lleshi do t'u thotë shqiptarëv­e se kaq e ka tagrin. Siç duket, Policia do të shërbejë vetëm për të djegur plehrat apo për të mbajtur njerëzit larg nga plehrat. Lleshi do të jetë një ushtar i Edi Ramës. Dhe deri sa të jetë Rama aty, pak rëndësi ka se kush do të jetë ministër. Me grada apo pa grada, do të vazhdojë të jenë ushtarë të Ramës", tha Paloka. Ai u ndal edhe te fakti se pse opozita nuk e mbështeti kandidatur­ën e Lleshit si ministër të Brendshëm, duke thënë se ai nuk është figurë e spikatur politike dhe se do të jetë ushtari i Ramës. "Arsyet se pse Meta nuk e ka dekretuar Lleshin, duhet t'i kërkohen atij. S'e di nëse është detyrim që arsyet Meta t'i bëjë publike. Ne duhet të dimë pse ka ikur Xhafaj. Edhe Meta ka të drejtën e tij që të deklarohet apo jo për arsyet. Ai ka thënë se është gati që të vijë në Parlament dhe të japë sqarime me dyer të mbyllura apo të hapura. Jam shprehur në emër të PD- së dhe personalis­ht dhe arsyeja është një e shumë e thjeshtë. Lleshi vjen në postin më të rëndësishë­m qeveritar në një kohë kur Shqipëria vuan nga krimi i organizuar. Në këtë kohë na vjen një figurë që do të jetë shërbëtor i Ramës", u shpreh dje Paloka.

 ??  ?? Edi Paloka dje në “News 24”
Edi Paloka dje në “News 24”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania