Panorama (Albania)

Vritet në atentat mafioz “Il Padrino” i Vlorës, mik me Emiljano Shullazin

Bashkë me Edison Harizaj u vra edhe shoku i tij, Genci Çaçi. U qëlluan në makinë në ecje, me breshëri nga dy armë automatike

-

Ekzekutohe­t në një atentat në Durrës Edison Harizaj, i cili dyshohet të jetë implikuar në të paktën tri vrasje të ndodhura vitet e fundit në qytetin e Vlorës, si dhe miku i tij Genci Çaçi.

Viktimat po udhëtonin në makinën "Audi A8" me targa AA 867 TX. Policia bëri të ditur se Edison Harizaj, 39 vjeç, i njohur edhe si mik i Emiljano Shullazit dhe Genci Çaçi, 33 vjeç, u vranë me armë zjarri në "Unazën e Plazhit", aks që lidh jugun e vendit me kryeqyteti­n. Ngjarja ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së të martës ( 22: 50) në lagjen Nr. 13, e njohur si "Zona e Plazhit", ndërsa dyshohet se viktimat po ndiqeshin nga autorët përgjatë autostradë­s. Pasi kanë derdhur një duzine plumbash mbi makinën e tyre, autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe pak kilometra më tej i vunë flakën makinës që përdorën në atentat.

EKZEKUTIMI Edison Arizaj dhe Genci Çaçi ishin duke udhëtuar nga Tirana në drejtim të Vlorës me një mjet tip "Audi A8" dhe në afërsi të mbikalimit të Plepave në Durrës, ata u qëlluan ne ecje e sipër nga persona ende të paidentifi­kuar. Mbi 50 plumba nga dy armë të ndryshme janë shkrepur në drejtim të tyre, ku 30 plumba kanë prekur makinën dhe të shënjestru­arit. Dyshohet se dy të rinjtë e kishin pikasur që po ndiqeshin, ndaj për t'u shpëtuar atentatorë­ve, drejtuesi i mjetit ka lënë autostradë­n në një dalje pranë Lagjes 13 në qytetin e Durrësit. Por autorët, që dyshohet se kanë qenë vrasës me pagesë, e kanë kuptuar lëvizjen dhe i kanë sulmuar me breshëri armësh zjarri për më shumë se 30 metra në lëvizje. Autorët i kanë derdhur plumbat në pjesën e dyerve të para të makinës, duke lënë të vdekur në vend 39- vjeçarin Harizaj dhe plagosur shumë rëndë Çaçin, që ndodhej në sediljen e parë të pasagjerit. Sipas Policisë, Harizaj ka marrë disa plumba në trup dhe në kokë dhe për pasojë ndërroi jetë menjëherë në vendngjarj­e. Miku 33- vjeçar i tij mbeti i plagosur rëndë, me disa plumba në trup e gjymtyrët e poshtme. Ai u transportu­a në Spitalin e Traumës në Tiranë, por disa orë më pas ndërroi jetë. Autorët, ndërkohë, që sipas skemës së përdorur për atentatin kanë qenë disa persona, janë larguar me shpejtësi drejt Shën Vlashit, ku i kanë vënë flakën makinës që u përdor për vrasjen, e cila rezulton se ish- te e vjedhur. Më pas u larguan me një tjetër makinë për të humbur gjurmët.

HETIMET Për atentatin e ndodhur mbrëmjen e së martës në Durrës, Policia e qytetit bregdetar ka ngritur dy pista hetimi; atë të hakmarrjes dhe larje hesapesh, pasi viktima Harizaj, i cili dyshohet të ketë qenë edhe shënjestra e këtij atentati, ishte i dyshuar për disa vrasje të ndodhura në Vlorë, por edhe për gjobëvënie dhe trafik droge. Sipas burimeve nga grupi hetimor, 39- vjeçari ka marrë katër plumba në trup dhe një në nofull, që i ka dalë pas koke duke i marrë jetën në vend. Në Vlorë, Edison Haziraj njihej me emrin "Il Padrino". Ai ka qenë i dënuar me 10 vite burg për një vrasje të kryer në vitin 1999. Ai është hetuar edhe për vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi në Vlorë, por sërish nuk u provua implikimi dhe pjesëmarrj­a e tij në këtë krim të rëndë. Ndërsa së fundmi, Harizaj akuzohej si i përfshirë në zhdukjen e Albano Xhaferrit në Vlorë, i cili ishte kthyer pak kohë para se të zhdukej nga Belgjika. Për shkak të kësaj veprimtari­e kriminale, pistat kryesore të hetimet mësohet se janë shtrirë te hakmarrja.

 ??  ?? Viktima, Genci Çaçi
Viktima, Genci Çaçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania