Panorama (Albania)

Makina e autorëve gjendet e shkrumbuar, e kishin vjedhur

-

Rreth 3 kilometra nga vendi i ngjarjes, Policia gjeti të djegur një automjet tip "Mercedes Benz", që dyshohet se është përdorur nga autorët në atentatin mafioz ku mbeti viktimë Edison Harizaj dhe i plagosur rëndë Genci Çaçi. Mjeti, i gjetur i djegur, është makinë e vjedhur. Pronari i saj e kishte denoncuar në Polici të vjedhur këtë makinë, por Policia, për shkak hetimesh, nuk bën publik emrin e pronarit. Mjeti i djegur i është nënshtruar një ekspertize, me qëllim për të mësuar ndonjë detaj apo provë që mund të kenë lënë autorët. Por, sipas Policisë, makina është djegur totalisht dhe nuk është zbuluar asnjë provë apo shenjë gishtash që mund të ndihmojë grupin hetimor të identifiko­jë autorët. "Ishte e pamundur të zbulonim ndonjë detaj të rëndësishë­m që do të na ndihmonte të identifiko­nim autorët e atentatit, pasi makina ishte djegur plotësisht", thanë burime nga grupi hetimor. "Ishte zhurmë shumë e çuditshme sepse nuk dëgjohen zhurma të atilla. Mendova se mund të shpërthejn­ë mina, absolutish­t që nuk e mendova ashtu. Vetëm që fëmija dhe gruaja u trembën shumë", u shpreh një banor i zonës ku u gjet makina e shkrumbuar. Policia e Durrësit ka nisur hetimet, ndërsa po verifikohe­n edhe kamerat e sigurisë së disa subjekteve, të cilat mund të ndihmojnë hetimin. Dyshohet se vrasësit janë profesioni­stë dhe me pagesë. Sipas burimeve, autorët kanë qëlluar mbi 50 plumba, pjesa më e madhe kanë shënjestru­ar makinën, me të cilën udhëtonin. Makina ka marrë plumba në të dy krahët si në derën e parë të shoferit, ashtu edhe në anën tjetër të pasagjerit. Në krahun e pasagjerit ku qëndronte Çaçi, janë derdhur mbi 25 plumba. Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se janë shoqëruar disa persona, mes së cilëve ata që mund të kenë dijeni apo kanë pasur komunikim me viktimën para se të vritej. Policia ende nuk ka të dhëna se pse i riu kishte qenë në Tiranë dhe personat që ka takuar atje. Kjo, pasi nuk përjashtoh­et se lëvizjet e tij mund të jenë dekonspiru­ar.

 ??  ?? Makina e djegur e autorëve
Makina e djegur e autorëve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania