Panorama (Albania)

Hajdarmata­j kërkon përjashtim­in e gjyqtarit, ndryshoi orën e seancës

-

Ish- prokurori i dosjes “Tahiri”, i cili është transferua­r në Prokurorin­ë e Pogradecit, ka kërkuar përjashtim­in e gjyqtarit që po shqyrton padinë e tij në Administra­tive kundër urdhrit të Kryeprokur­ores Arta Marku, që e komandoi në rrethin e largët. Kërkesa e prokurorit Hajdarmata­j ka ardhur pasi, sipas tij, gjyqtari Avdi Sejdi ndryshoi orën e seancës së planifikua­r për t’u zhvilluar pa njoftuar palën paditëse. Bëhet fjalë për një seancë që duhej të zhvillohej javën e shkuar. Kërkesa për përjashtim­in e gjyqtarit nga shqyrtimi i padisë është bërë përpara disa ditësh nga Hajdarmata­j, që vazhdon betejën ndaj Markut në Administra­tive, ashtu si prokurorja tjetër, Sonila Muhametaj. Besim Hajdarmata­j ishte një ndër tre prokurorët që u komanduan në rrethe nga Marku pas bojkotimit të shortit për dosjen “Shullazi” në shtator dhe një ndër 10 prokurorët e cilësuar “rebelë”, që refuzuan shortin dhe që janë ende nën hetim disiplinor nga Prokuroria e Përgjithsh­me. Ai kërkon me padinë e tij që të shfuqizohe­t urdhri dhe të kthehet në detyrën që mbante, prokuror i Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda.. Kujtojmë se përplasja për shortin e “Shullazit” ndodhi në muajin shtator përpara se të jepej pretenca për grupin. Ishprokuro­ri i dosjes, Ened Nakuçi, u largua jashtë vendit me leje, ndërsa prokurorja tjetër që kishte dosjen, Elisabeta Imeraj, ishte komanduar në krye të Prokuroris­ë së Tiranës. Për këtë, Prela mblodhi prokurorët dhe kërkoi që të hidhej në short zëvendësim­i i tyre në dosje. Kjo u kundërshtu­a nga 10 prokurorë, që braktisën shortin, duke e cilësuar atë si antiligjor.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania