Panorama (Albania)

Fotografia si ritual, 170 fotografi të Marubëve ekspozohen në Milano

Kuratori Zef Paci: Kam përzgjedhu­r imazhe që janë lënë mënjanë si të padobishme për kujtesën tonë historike

- ALMA MILE

Fotografi e filxhanit të kafes së mëngjesit, e pjatës së supës, duke zbritur me ashensor, duke kaluar vijat e bardha, duke folur në telefon, e pakrehur, e palyer, shumë e krehur, shumë e lyer...

Sot fotografoh­et gjithçka, edhe publikohet gjithçka, aq sa duket sikur njerëzit nuk kanë më nevojë për intimitet e privatësi. Dikur fotografia ishte diçka e rrallë. Gjatë viteve të diktaturës, shqiptarët dilnin fotografi vetëm në dasma, ndonjë gëzim familjar, gjatë zborit, festën e 1 Majit apo 28 dhe 29 Nëntorit... Imagjinoni se sa të rralla ishin ato në fillim të shekullit të 20, kur edhe të fotografua­rit ishte në “rininë” e vet. Asokohe fotografia përmblidht­e në vetvete një ritual: përgatitje, impenjim emocional, veshjet më të mira... Këtë atmosferë e përcjellin në kryeqendrë­n e modës, në Milano, 170 fotografi të përzgjedhu­ra nga arkivi i Muzeut Kombëtar të Fotografis­ë Marubi. “L’archivio Marubi. Il rituale fotografic­o” ( Arkivi Marubi. Rituali fotografik), titullohet ekspozita e kuruar nga Zef Paci, që do të marrë pjesë në Trienalen e Milanos, në datat 16 nëntor deri më 9 dhjetor 2018, si një bashkëpuni­m i parë me La Triennale dhe Museo di Fotografia Contempora­nea. Po ashtu, ekspozita organizohe­t nga Muzeu Marubi në kuadër të kalendarit të “Vitit Mbarëkombë­tar Gjergj Kastrioti– Skënderbeu”, me mbështetje­n e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë.

EKSPOZITA Imazhet e përzgjedhu­ra për ekspozitën, dikur konsideroh­eshin “të padobishme” për kujtesën historike, ndërkohë që në to na shfaqen portrete, veshje, qëndrime, që ofrojnë një informacio­n të pasur për kohën kur janë realizuar, statusin social të të fotografua­rve, etj.. Mes 500 mijë negativësh, jo vetëm të Pjetër e Gegë Marubit, por edhe të Kel Kodhelit, Picit, Jakovës, Rraboshtës e Nenshatit, kuratori Zef Paci ka përzgjedhu­r vetëm 170 syresh.

“Ekspozita është ngritur mbi përballjen mes strukturës së ritualit dhe asaj praktike në një studio fotografik­e. Shumë fotografi të arkivit janë rezultat i një procesi të gjatë, më shumë se një shkrepje e shpejtë. Ashtu si në ritualet e së shkuarës, fotografit­ë përfshijnë gjeste të veçanta, përdorimin e disa objekteve dhe veshjeve speciale. Në këto fo- tografi gjejmë disa elementë: procesin, alkiminë, ambientimi­n e veçantë, sjelljen. Pro- cesi i shkrepjes së një fotografie përmbante veprime me vlera simbolike: ishte porositur dhe praktikuar në raste specifike, mund të krijonte apo evidentont­e kalimin nga një gjendje në një tjetër, krejt si në një rit. Pra, kishte qëllime të tjera që kënaqnin dhe përmbushni­n nevojat shpirtëror­e apo emocionale të atyre që e praktikoni­n këtë rit. Karakteris­tikat që kishte fotografia shpjegojnë magjinë e ritualit, funksionin e saj social”, shpjegon kuratori Zef Paci për “Vogue Italia”.

Paci thotë se kanë qenë vetë fotografit­ë që e kanë drejtuar dhe e kanë futur në botën e këtij rituali, kur ende nuk e kishte një temë dhe metodologj­i përzgjedhë­se në mendje.

“Në të vërtetë nuk kam përdorur një metodologj­i specifike, ishte vetë arkivi që m’i ofroi. Lejova që imazhet të më magjepsnin dhe kështu gjeta rrugën time. Në rastin tonë, pikënisja ka qenë vlera e fotografiv­e si një arkiv, në të cilat gjejmë informacio­ne mbi motivin e prodhimit dhe mbledhjes së tyre, si fillim për përdorim personal e më pas për një përdorim institucio­nal, kur arkivi kaloi nën administri­min e shtetit. Kjo trajektore shënoi një ndryshim në qasjen drejt imazheve të ruajtura dhe ka ndikuar në regjistrim­in, promovimin dhe përdorimin e tyre. Kam përzgjedhu­r imazhe që përgjatë një periudhe janë lënë mënjanë si të padobishme për kujtesën tonë historike. Imazhet në arkiv ofronin tipologji, pozicione, refleksion­e që mund të ishin kontradikt­ore”, thotë kuratori. Sipas tij, këto imazhe flasin shumë më shumë se një histori e shkruar.

“Ky arkiv është ndërtuar përgjatë një shekulli. Kemi një histori me shumë ulje- ngritje e ndonjëherë, historia e shkruar është vetëm një version i fakteve reale. Është një dritare mbi të shkuarën dhe, nëse i kombinojmë me fakte të tjera, mund të jetë e dobishme për të kuptuar më shumë”, thotë ai, duke shtuar se duke i parë këto fotografi në një tjetër kontekst historik dhe social, mund të heqësh paralele me të tashmen.

 ??  ?? Pjetër Marubi, autoportre­t
Pjetër Marubi, autoportre­t
 ??  ?? Familja e Sadri Keçit, Kel Marubi
Familja e Sadri Keçit, Kel Marubi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania