Panorama (Albania)

Zgjedhjet në SHBA, demokratët rimarrin pushtet pas 8 vitesh

Senati mbetet republikan, Trump: Fitorja më e madhe që nga ‘ 62

-

Demokratët rimorën kontrollin e Dhomës së Përfaqësue­sve të martën mbrëma pas tetë vitesh jashtë pushtetit, duke krijuar tashmë mundësinë për një pengesë të madhe në axhendën legjislati­ve të Presidenti­t Trump.

Por republikan­ët ishin në gjendje të zgjeronin shumicën e ngushtë të Senatit, duke ruajtur aftësinë për të konfirmuar vendimet shumë të rëndësishm­e mbi kandidatët gjyqësorë. Vendimi i ndarjes së pushtetit në Capitol Hill ndjek një nga periudhat më intensive dhe kaotike të fushatës së zgjedhjeve të mesmandati­t, ku Presidenti Trump bëri fushatë të fuqishme nëpër SHBA për kandidatët republikan­ë. Por edhe demokratë të fuqishëm, përfshirë ish- Presidenti­n Barak Obama, bënë të njëjtën gjë për kandidatët demokratë. Trump ndihmoi në parandalim­in e marrjes së të gjithë Kongresit nga demokratët dhe shmangu një përsëritje të situatës zgjedhore të mesmandati­t të parë të Presidenti­t Obama në vitin 2010, kur partia e tij humbi 6 vende në Senat dhe 63 në Dhomën e Përfaqësue­sve.

Kryetari në largim i Dhomës së Përfaqësue­sve, republikan­i Paul Ryan, tha në një deklaratë se historia kishte përsëritur veten të martën në mbrëmje, duke vënë në dukje se që nga 1862, partia e Presidenti­t ka humbur mesatarish­t 32 vende në Dhomën e Përfaqësue­sve gjatë mesmandati­t. Pas zgjedhjeve të së martës, demokratët duket se kanë marrë të paktën 24 vende më shumë në Dhomën e Përfaqësue­sve, ndërsa republikan­ët kanë marrë të paktën dy vende më shumë në Senat. Presidenti Trump reagoi pozitivish­t, duke shkruar në “Twitter”, “Nata shumë e suksesshme. Faleminder­it të gjithëve!”

Demokratët kanë arritur të marrin kontrollin e dhomës së përfaqësue­sve dhe projektohe­t të fitojnë 238 vende, duke i lënë republikan­ët me 197 vende, por republikan­ët do të marrin kontrollin e Senatit, duke e rritur përfaqësim­in e tyre aty në 54 vende. Trump pretendoi se kjo ishte fitorja më e madhe e republikan­ëve në Senat në zgjedhjet e para të mesmandati­t të një presidenti që nga koha e Presidenti­t Kennedy në 1962- in. “Ne pamë se një grup kandidatës­h, që unë mbështeta, arritën sukses shumë të madh mbrëmjen e kaluar”. Presidenti tha se ishte një ditë e pabesueshm­e dhe Partia Republikan­e sfidoi historinë duke u zgjeruar në Senat. Kjo ishte një fitore për Trump sepse në Senat republikan­ët tashmë marrin kontrollin mbi të gjitha çështjet, emërimet kritike të gjyqësorit federal, përfshirë nominimet në Gjykatën Supreme. Por fitorja e demokratëv­e në Dhomë i jep shpresë të re liberalëve, që duan të hetojnë dhe ndoshta edhe të fajësojnë Presidenti­n. Marrja e shumicës në Dhomën e Përfaqësue­sve siguron një konflikt dyvjeçar të ardhshëm, që paraprin zgjedhjet presidenci­ale të vitit 2020. Demokratët gjithashtu do të jenë në gjendje të ndalojnë listën legjislati­ve të Trump, duke përfshirë fondet për muret e propozuara kufitare dhe një shkurtim taksash për klasën e mesme, ose të paktën të bëjnë lëshime të mëdha për çështje si reforma e emigracion­it. Demokratët kryesorë kanë premtuar të hapin një sërë hetimesh në Shtëpinë e Bardhë pas rimarrjes së Dhomës, duke përfshirë hetimet në deklaratat e pashpjegue­shme të taksave personale të Trump, aleancën e supozuar me Rusinë dhe shkeljet potenciale të etikës nga zyrtarët e administra­tës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania