Panorama (Albania)

BE do sqarim për taksën ndaj Serbisë e Bosnjës

Haradinaj: Taksa s’do ndalet, madje tarifat mund të rriten

-

Serbia dhe Bosnja kanë reaguar ndaj vendimit të qeverisë së Kosovës për të vendosur taksa më të larta mbi produktet e tyre, duke i bërë thirrje vendit që të respektojë marrëveshj­en e CEFTA- s. Të martën, qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj ka miratuar masën tarifore prej 10 për qind për produktet, që importohen nga Serbia dhe Bosnje- Hercegovin­a. Masa ka ngjallur reagime të shumta. Por qeveria i qëndron vendimit të saj. “Këtë vendim e kemi marrë për të treguar se Kosova është shtet dhe ne do të veprojmë si të tillë. Me këtë vendim ne do t’i tre- gojmë Serbisë dhe Bosnje- Hercegovin­ës se vendin tonë nuk do ta trajtojnë më siç e kanë trajtuar deri tani”, ka thënë ministri i Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, Endrit Shala. Në një deklaratë për “Express”, ai shtoi se “nuk do të tërhiqemi derisa Serbia dhe Bosnje- Herce- govina ta trajtojnë Kosovën si çdo shtet tjetër. Këto masa nuk përbëjnë asnjë shkelje të CEFTA- s”, theksoi ai. Zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Kocijançiç, tha se BE- ja kërkon sqarime të menjëhersh­me për vendimin që mori qeveria e Kosovës për tarifën e 10 përqindësh­it për importet nga Serbia dhe Bosnje- Hercegovin­a. Në marrëveshj­en e plotë, që Kosova kishte nënshkruar në vitin 2006 me CEFTA- n, është paraparë që të gjitha produktet dhe mallrat në mes shteteve që janë anëtare të CEFTA- s të lëvizin në mënyrë të lirë pa vendosjen e taksave të ndryshme. Kjo marrëveshj­e ishte nënshkruar nga UNMIK- u në emër të Kosovës, kur vendi akoma nuk e kishte shpallur pavar- ësinë. Kryeminist­ri Ramush Haradinaj tha se vendimi nuk do të ndalet dhe se 10 përqindësh­i mund të rritet.

 ??  ?? Qeveria e Kosovës
Qeveria e Kosovës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania