Panorama (Albania)

Shqipëria me dy surpriza, Panuçi ‘ injoron’ 14 gola

-

Sadiku rikthehet në Kombëtaren shqiptare. Por nuk është ai që të gjithë e njohin, ai që mund të zgjidhte problemet e Panuçit në repartin e sulmit. Nuk është Armando Sadiku ( ai vazhdon ende fazën e terapisë për t'u rikuperuar nga operacioni në gju), është Loret Sadiku. Edhe ky jo pak i njohur në Shqipëri dhe Kosovë. U grumbullua më parë nga Xhani De Biazi dhe nga atëherë karriera e tij në aspektin ndërkombët­ar kaloi në disa peripeci. Është ky lajmi i parë në listën zyrtare të publikuar nga trajneri i Kombëtares Kristian Panuçi për dy ndeshjet e radhës, me Skocinë në 17 nëntor 20: 45 dhe me Uellsin në 20 nëntor në "Elbasan Arena".

Ismajli kuqezi- Lajmi i dytë: Ashtu siç ishte thënë më parë, mbrojtësi Ardian Ismajli ka braktisur Kosovën për të veshur fanellën kuqezi. Deri tani kishte luajtur me përfaqësue­sen Shpresa të Kosovës dhe ishte kapiten i tyre. Por ai ka vendosur që nga sot e tutje të mbajë veshur fanellën kuqezi. Panuçi i ka dërguar një ftesë për ta pasur në organikë për të ardhmen, nëse do të vazhdojë të jetë ende trajner i Kombëtares pas këtyre dy ndeshjeve. Ismajli është qendërmbro­jtës, por mund të bëjë edhe rolin nga krahët, ku këmba e preferuar e tij është e djathta.

Sadiku... tjetër- Për t'u rikthyer edhe një herë te Loret Sadiku. Rikthehet në Kombëtaren shqiptare pas disa vitesh. Më parë e grumbulloi Xhani De Biazi, teksa ai luante me ekipet e moshave të Suedisë. Me kuqezinjtë nuk pati fatin që të debutonte, por kërkon ta bëjë këtë herë. Por pse u "zhduk" nga qarkullimi mbrojtësi Sadiku? Sepse ai u largua nga Shqipëria për të luajtur me Kosovën kur këta të fundit krijuan ekipin e tyre përfaqësue­s pa lejen e FIFA- s dhe tani institucio­ni më i lartë i futbollit ndërkombët­are nuk ia jep lejen për të qenë pjesë e Kosovës. Sadiku mund të luajë vetëm për Shqipërinë. Por nuk është vetëm ai rikthimi në këtë listë. Bëhet fjalë edhe për mbrojtësin Ivan Balliu, për të cilin Metzi nuk dha leje për ndeshjen me Izraelin. Këtë herë Panuçi e ka përfshirë në listë.

Të harruarit- Askush nuk e ndalon Panuçin që të marrë lojtarët e "besuar", por sigurisht që duhet të ketë një rregull për ata që grumbulloh­en. Dhe në këtë listë mund të ishin fare mirë edhe lojtarët si Ergys Kaçe, Azdren Llullaku, Sokol Cikalleshi apo edhe Taulant Seferi. Të gjithë janë duke bërë mirë me ekipet e tyre në këtë moment dhe mund të jepnin kontribut për Kombëtaren shqiptare në këto dy ndeshje të radhës. Tre sulmuesit kanë pasur vazhdimësi dhe kanë shënuar gola. Panuçi ka lënë jashtë "14 gola". 8 të Seferit: 6 në kampionat dhe 2 me Shpresat, 5 të Llullakut: 3 kampionat dhe 2 kupë dhe 1 të Cikalleshi­t në Kupë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania