Panorama (Albania)

Partizani merr kreun, Laçi shtang Skënderbeu­n

Paqe në Flamurtari- Luftëtari, Teuta përmbys Kamzën me 3 gola

- TIRANE

Laçi mposht Skënderbeu­n me rezultatin 2- 0 në sfidën e vlefshme për javën e 12të të Kategorisë Superiore.

Golat e Shtubinës dhe Gjonit i dhanë fitoren skuadrës së Memellit në takimin e zhvilluar në "Selman Stërmasi" përballë Skënderbeu­t, që me këtë humbje ka humbur vendin e parë. Edhe pse korçarët e kërkuan me ngulm golin, nuk arritën ta gjenin atë, falë edhe pritjeve vendimtare të portierit Selmani. Goli i parë vjen pas një aksioni nga e majta dhe më tej një krosim për Shtubinën, i cili në shtyllën e dytë shënon me kokë. Gol që ka mbetur në fuqi për të gjithë 45minutësh­in e parë të ndeshjes, me gjithë tentativat dhe volumin e lojës që ka krijuar Skënderbeu apo edhe kundërsulm­eve të Laçit. Në të dytën, korçarët shtojnë forcat dhe tentativat drejt portës së Selmanit, por ky i fundit është i pakalueshë­m edhe me rreshtimin e ekipit në prapavijë. Atëherë kur korçarët ishin në momentin më të mirë në kërkim të golit, Laçi dyfishoi me anë të një goli të Eglentin Gjonit.

KASTRIOTI- PARTIZANI

Partizani ka arritur një fitore shumë të rëndësishm­e për vazhdimësi­në e kampionati­t. Tashmë, të kuqtë e shohin veten si kryesues me 2 pikë të shkëputur nga Skënderbeu, që u mund nga Laçi. Heroi i takimit ka qenë Jurgen Bardhi, i cili ka arritur të udhëheqë skuadrën kryeqyteta­se në transfertë me një dygolësh. Fillimisht, një gol i tij në minutën e 19të hap takimin dhe më pas do të kemi 2 gola "blic". Sulmuesi Bardhi shënon përsëri në të 36- tën minutë, ndërsa Roxher shkurton 1 minutë më vonë. Me këtë rezultat ka përfunduar pjesa e parë dhe gjithë takimi, ku skuadra e Kastriotit nuk arrin që të dalë nga kriza e rezultatev­e, ndërsa të kuqtë janë rikthyer sërish në krye të klasifikim­it.

FLAMURTARI­LUFTËTARI

Është mbyllur në barazim pa gola sfida mes Flamurtari­t dhe Luftëtarit, e vlefshme për javën e 12- të të Kategorisë Superiore. Në minutën e 33- të, vendësit pretenduan për 11- metërsh pas një prekjeje të topit me dorë, por gjyqtari Ferhataj nuk ishte i këtij mendimi. Pavarësish­t diferencav­e të pikëve në renditjes, skuadrat luajtën si të barabarta në fushë dhe ndeshja ishte e ekuilibrua­r. Me pikën e marrë në këtë përballje, vlonjatët u ngjitën në kuotën e 19 pikëve, ndërkohë që gjirokastr­itët mbajnë vendin e 8- të me 10 pikë.

KAMZA- TEUTA

Është mbyllur me rezulta- tin 1- 3 sfida mes Kamzës dhe Teutës e vlefshme për javën e 12- të të Kategorisë Superiore. Vendësit e Klodian Duros kanë udhëhequr në pjesën e parë falë golit të Bonanit, ndërsa në të dytën kamzalinjt­ë janë dorëzuar pa kushte. 3 gola për 9 minuta, teksa durrsakët e kanë pasur mjaft të lehtë të përmbysin rezultatin, duke siguruar fitoren e 3të në 4 ndeshjet e fundit. Mungesat e shumta dhe problemet në klub kanë ndikuar në mënyrë të drejtpërdr­ejtë në sfidën e djeshme, teksa skuadra e Duros dukej e dorëzuar, sidomos në minutat e fundit të takimit kur edhe u vendos gjithçka në favor të skuadrës durrsake.

 ?? Foto: F. Hazizllari ?? Festa e lojtarëve të Laçit në përfundim të fitores ndaj Skënderbeu­t, 2- 0/
Foto: F. Hazizllari Festa e lojtarëve të Laçit në përfundim të fitores ndaj Skënderbeu­t, 2- 0/

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania