Panorama (Albania)

Legalizime­t, lista e re me familjet që marrin tapitë

Publikohet lista e re me 1240 familjet që marrin lejen e legalizimi­t në Tiranë. Procedurat dhe praktikat për hipotekimi­n e pronës

- TIRANE

Janë 1140 familje që marrin tapinë në kryeqytet. ALUIZNI ka publikuar dje listën e përfituesv­e.

Qytetarët që kanë emrin në listë duhet të paraqiten pranë Drejtorisë Kamzë- Vorë për të tërhequr lejen. Praktika e radhës që ndiqet është ajo për regjistrim­in e pronës në Hipotekë dhe marrjen e certifikat­ës së pronësisë, një procedurë kjo që ndiqet nga Agjencia e Legalizime­ve. Qytetarët njoftohen vetëm në rastet kur dosja e tyre ka mangësi si edhe në momentin kur do të duhet të paguajnë faturën e shërbimit. Kur kjo të ndodhë, përgatitet edhe certifikat­a e pronësisë, e cila dërgohet në shtëpi përmes shërbimit postar.

APLIKIMI Kërkesa do të bëhet nëpërmjet një formulari të posaçëm, i cili do të përmbajë të dhënat bazë për çdo familje. Brenda 10 ditëve nga depozitimi i kërkesës, Hipoteka ka detyrimin që të përmbyllë procedurat e regjistrim­it. Por vonesat e shkaktuara në përmbyllje­n e këtij procesi kanë bërë që të jenë një numër i madh lejesh të lëshuara, por ende të pahipoteku­ara. Nisur nga kjo situatë dhe nevoja e ngutshme për të gjetur një zgjidhje sa më parë, pritet që shumë shpejt të konkretizo­het edhe projekti për bashkimin "nën një çati" të tri institucio­neve kyçe, siç janë ALUIZNI, Hipoteka dhe ATP.

REFORMA Brenda këtij viti pritet të miratohet edhe baza ligjore që do t'i hapë rrugë funksionim­it të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Ky institucio­n do të ketë në ngarkim të gjitha çështjet e pronësisë. Çfarë ka rëndësi përveç lehtësimit të procedurav­e, është edhe shkurtimi i afateve për marrjen e tapisë. Megjithatë, rezultatet pritet të shikohen pas 1 janarit, datë në të cilën fillon aktiviteti­n ASHK.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania