Panorama (Albania)

DISKUTIMI PËR BUXHETIN E SHKOLLËS SË MAGJISTRAT­URËS

-

Ulsi Manja: Radhën e ka shkolla e Magjistrat­urës. Shpresojmë që të jetë gjetur zgjidhur puna e makinës. Bashkim Fino- Ulsi Manjës: Ke makinë ti? Ulsi Manja: Jo, nuk kam

Bashkim Fino: Po pse të ketë drejtori i Shkollë së Magjistrat­urës? Sokol Sadushi ( Drejtor i Shkollës së

Magjistrat­urës): Kjo nuk është makinë e drejtorit. Ka katër vjet që shkolla kërkon një makinë për trajnime, për zhvendosje­n e bazës materiale. Shkolla ka një automjet të vitit 2006 që ka dalë edhe jashtë përdorimit, harxhon edhe shumë karburant.

Bashkim Fino: Drejtori nuk duhet të vinte fare. Duhet të sillte një letër falënderim­i dhe jo të na hante kohën kot. Njerëzit të lëvizin me makinat e tyre

Alket Hyseni: Kompliment­e juve që keni zgjedhur një gjirokastr­it për relator. Kompliment­e edhe Kryeminist­rit që ka zgjedhur ministër të Financave një gjirokastr­it po ashtu. Por gjirokastr­it që gjirokastr­it, bëje zem-

rën gur për një pesëmilion­ësh. Bashkim Fino- Alket Hyseni: Me ça lëviz ti? Alket Hyseni: Unë dhe ti kemi dieta, kemi edhe karburant.

Bashkim Fino: Po të masash kilometrat që bëj unë dhe ti, do dalim me këpucë të kuqe. Dieta kanë edhe këta.

Alket Hyseni: Të vëmë dorën në zemër dhe të japim një pesë milionësh. T’ia mbushim mendjen edhe Erion Braçes

Bashkim Fino: Nëse e shikoni që unë jam relator për shkak të origjinës sime, unë largohem Sokol Sadushi: Është një fyerje për mua që përmendët çështjen e makinës. Unë heq dorë nga kërkesa për makinë. Bashkim Fino: Ta thoshe që në fillim, pse na lodhe kot?

 ??  ?? Bashkim Fino
Bashkim Fino

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania