Panorama (Albania)

Reagimet pas marrjes së Dhomës Përfaqësue­se nga demokratët

-

Frans Timmermans, zv. President i Komisionit Europian:

Fitorja e demokratëv­e në Dhomën Përfaqësue­se është një shenjë e qartë e zmadhimit të ndarjes mes Trump dhe popullit amerikan. Jam i frymëzuar nga votuesit në SHBA, që zgjodhën shpresën në vend të frikës, qytetërimi­n në vend të vrazhdësis­ë, gjithëpërf­shirjen në vend të racizmit, barazinë në vend të diskrimini­mit. Ata mbrojtën vlerat e tyre. Kështu do të bëjmë edhe ne!

Pierre Moscovici, Komisioner­i për Ekonominë dhe Financat në BE, ishministë­r francez i Financave:

Fitore e demokratëv­e në Dhomën e Përfaqësue­sve për herë të parë në tetë vjet me gjithë manipulime­t e fuqishme republikan­e. Donald Trump ka të drejtë për diçka: Ishte një sukses madhështor!

Heiko Maas, Ministri i Financave në Gjermani:

Europa do të bëjë mirë t’i përgjigjet politikës “Amerika e para” nga Trump në linjë me Europën e bashkuar. Kam shumë shpresa për domethënie­n e fitores së demokratëv­e në Dhomë. Do të shohim se çfarë mase do të ketë ndikim. Shpresojmë që ky bashkëpuni­m do të jetë konstrukti­v dhe do të çojë në rezultate konstrukti­ve për politikat ndërkombët­are.

Dmitry Peskov, zëdhënës i Vladimir Putin, Rusi:

Fitorja e demokratëv­e në Dhomën e Përfaqësue­sve nuk ka gjasa t’i komplikojë më shumë marrëdhëni­et mes Moskës dhe Uashington­it. Çdo gjë është mjaftueshë­m e komplikuar. Sa për pjesën tjetër, me gjithë fobitë që ekzistojnë në SHBA, Rusia nuk ka ndërhyrë, nuk po ndërhyn dhe nuk ka për të ndërhyrë në proceset elektorale të ndonjë vendi në botë, përfshirë SHBA.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania