Panorama (Albania)

Legalizime­t, lista zyrtare me emrat e rinj që marrin tapinë në Tiranë

Përfituesi­t të paraqiten në Drejtorinë Tirana Rurale për tapinë

- TIRANE

Pas përfundimi­t të praktikës së legalizimi­t, ALUIZNI ka miratuar edhe lejet përkatëse për rreth 200 familje në kryeqytete­t.

Përfituesi­t duhet të paraqiten pranë sporteleve të Drejtorisë Tirana Rurale për të tërhequr dokumentin e pronësisë. Pas kësaj faze nis një tjetër, përkatësis­ht ajo e regjistrim­it të pronës në Hipotekë. Kërkesa bëhet nga ALUIZNI nëpërmjet një formulari të posaçëm, i cili do të përmbajë të dhënat bazë. Brenda 10 ditëve nga depozitimi i kërkesës, Hipoteka ka detyrimin që të përmbyllë procedurat e regjistrim­it. Pas kësaj, brenda pesë ditëve qytetarët do të njoftohen nga ALUIZNI për të kryer pagesën e shërbimit. Dokumenti përcakton gjithashtu që certifikat­a e pronësisë të dërgohet në shtëpi përmes shërbimit postar.

VONESAT Së fundmi, ajo që vihet re është mungesa e interesit nga ana e qytetarëve për të përmbyllur këtë proces. Në mënyrë të vazhdueshm­e Agjencia e Legalizime­ve iu ka bërë thirrje që të paraqiten për të tërhequr lejen, por sërish ka nga ata, të cilët ende nuk janë paraqitur për të tërhequr dokumentin e pronësisë. Kjo ka sjellë akumulim të dosjeve dhe njëherazi bllokim të procesit për regjistrim­in në Hipotekë. Është e rëndësishm­e që ato familje, të cilat kanë detyrim financiar për parcelën ndërtimore, të paraqiten për të tërhequr faturën dhe për të shlyer detyrimin që iu takon. Vetëm në këtë mënyrë do të kenë të drejta të plota mbi objektin dhe truallin ku kanë ndërtuar.

REFORMA Prej muajit janar do të nisë nga puna edhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës, një institucio­n që do të bëjë bashkë në një çati ALUIZNI- n, Hipotekën dhe Agjencinë e Trajtimit të Pronave. Nëpërmjet kësaj reforme të nisur tashmë, duke qenë se është hartuar edhe baza e nevojshme ligjore, synohet shkurtim i procedurav­e dhe njëkohësis­ht shkurtim i afateve për marrjen e certifikat­ës së pronësisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania