Panorama (Albania)

SHTESE 19 PER QIND Ushtarakët, sa rriten pagat për çdo kategori

Komisioni i Sigurisë në Parlament ka miratuar buxhetin e ri të Mbrojtjes. Shtesa në pagë sipas kategorive, nga gjeneralët deri tek ushtari më i thjeshtë

-

Komisioni i Sigurisë ka miratuar dje në parim buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2019, ku parashikoh­et edhe rritja e pagave për ushtarakët.

E pranishme në mbledhjen e Komisionit ishte ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila bëri prezantimi­n e buxhetit për vitin 2019.

PAGAT Deputetët e Komisionit të Sigurisë kërkuan informacio­n nga ministrja Xhaçka mbi rritjen e pagave për ushtarakët. Në përgjigje të interesimi­t të deputetëve, Xhaçka u shpreh se buxheti i vitit 2019 parashikon një rritje pagash deri në 19%. “Me këtë buxhet, ministri i Financave dhe Kryeminist­ri kanë shprehur një vullnet për rritjen e pagave dhe për një trajtim më të mirë për ushtarakët. Bëhet fjalë për një rritje të shkallëzua­r për gradat më të ulëta deri te grada major. Nuk parashikoh­et rritje pagash për gradat nënkolonel, kolonel dhe për gjeneral, për të cilët ka një trajtim relativish­t të mirë, sidomos krahasuar me kategoritë më të ulëta dhe bëhet fjalë për të zgjidhur një problemati­kë të mbartur mes oficerëve dhe ushtarakëv­e, le të themi quhej ashtu siç e thatë edhe ju, pak diskriminu­ese. Sidomos krahasuar me Policinë e Shtetit, që është ajo e vështirësi­së në punë. Sikurse projekti i madh për rritjen e pagave në mënyrë të shkallëzua­r për të gjitha gradat e ulëta, përfshirë edhe gradën major, besoj se do të sjellë një ndryshim të qenësishëm në trajtimin e tyre, por edhe në përmirësim­in e kushteve të jetesës për ta. Kjo rritje do të jetë e shkallëzua­r deri në masën 19% për gradat më të ulëta. Nga kjo rritje pritet të përfitojnë 6800 punonjës ushtarakë”, u shpreh ministrja. VËSHTIRËSI­A NË PUNË

Krahas rritjes së pagës për ushtarakët, për disa kategori të Forcave të Armatosura do të zbatohet shpërblimi i vështirësi­së në punë. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, u shpreh se për pilotët e Forcave Ajrore, Forcat Speciale, Forcat e Sigurisë, Forcat Detare, mjekët dhe infermierë­t e Forcave të Armatosura do të vihet në zbatim shpërblimi i vështirësi­së në punë njësoj siç zbatohet për punonjësit e Policisë së Shtetit. “Ne kemi bërë edhe një projekt, për t’u njohur vështirësi­në disa kategorive të caktuara, të cilat janë shumë të domosdoshm­e për Forcat e Armatosura, por sigurisht meritojnë një trajtim më të mirë. Bëhet fjalë për pilotët, Forcat Speciale, Forcat e Sigurisë, mjekët dhe infermierë­t, si dhe për forcat detare për t’u njohur vështirësi­në në punë. Besoj se kjo do të zgjidhë atë dallim që kanë pasur këto kategori me Policinë”, u shpreh Xhaçka. Pas fjalës së Olta Xhaçkës, anëtarët e Komisionit e miratuan në parim buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes.

 ??  ?? MINISTRJA XHAÇKA, DJE NE KOMISIONIN E SIGURISE
MINISTRJA XHAÇKA, DJE NE KOMISIONIN E SIGURISE
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania