Panorama (Albania)

Mid’hat Frashëri, pro dhe kundër

- ROLAND QAFOKU

Të ishe Mid’hat, por jo Frashërlli. Të donin aq shumë si Lumo Skëndo, por të urrenin po aq shumë...

si Mid’hat Frashëri njëkohësis­ht. Kryetar i Kongresit të Alfabetit në Manastir dhe një nga hartuesit e këtij alfabeti, por çdo vepër e shkruar prej tij u ndalua me ligj të veçantë të qarkullohe­j dhe lexohej. Firmëtar i Aktit të Pavarësisë dhe ministër në qeverinë e parë të Ismail Qemalit, por për 50 vjet firma dhe emri i tij u fshi nga kjo proklamatë dhe historia njëkohësis­ht dhe emri i tij u vendos në listën e kriminelëv­e të luftës. Një dardhë që ra poshtë pemës Frashëri, me Abdylin baba dhe me Naimin dhe Samiun xhaxha, por që kjo iu mbajt publikut e fshehtë për 50 vjet. Askush tjetër sa emri dhe figura e Mid’hat Frashërit nuk ka krijuar një dyzim në histori, por edhe në letërsinë dhe filozofinë shqiptare sa ai. Aq e theksuar ishte dhe ndoshta vazhdon të jetë akoma edhe sot, sa mund të themi se Mid’hat Frashërin, ose e kanë dashur dhe e duan aq shumë, ose e kanë urryer ose vazhdojnë ta urrejnë po aq shumë. Shqipëria është ende e ndarë, pro dhe kundër tij, edhe tashmë që pritet që më 12 nëntor në SHBA dhe 14 nëntor në Tiranë të zhvillohen dy ceremonitë, e zhvarrimit të eshtrave në New York dhe varrimit të tyre në tokën për të cilën e la amanet. E kanë dashur dhe e duan për arsyen e madhe se mendimi intelektua­l shqiptar në vitet që ai jetoi, kalonte përmes tij. E urryen dhe vazhdojnë ta urrejnë për arsye sepse përfshirja e tij në politikë nëpërmjet Ballit Kombëtar dhe pozicioni i tij kundër komunizmit gjatë Luftës së Dytë Botërore la shije të rëndë për sistemin diktatoria­l. Por si duhet të vizatohet portreti i këtij njeriu të madh, nga të rrallat figura polivalent­e që ka nxjerrë Shqipëria? A është ai vetëm një personazh i mirë apo personazh vetëm i keq në histori apo të dyja së bashku? Vështirë t’i përgjigjes­h saktë këtyre pyetjeve, por do përpiqemi ta vizatojmë Mid’hat Frashërin nëpërmjet deklarimev­e të vetë atij, por dhe të tjerëve ndaj tij.

Mid’hat Frashëri shpërtheu bashkë me një plejadë shkrimtarë­sh dhe medimtarës­h si Faik Konica, Fan Noli, Luigj Gurakuqi, Gjergj Fishta e Ndre Mjeda, duke krijuar korpusin e korifenjve të mendimit shqiptar në gjysmën e parë të shekullit 20. Gazetar, botues, diplomat, përkthyes, biograf, studiues, sociolog dhe albanolog, përveç shumë e shumë artikujve, studimeve, krijimeve letrare, Mid’hat Frashëri na ka lënë të shkruar dy kryeveprat e tij: “Kalendari Kambiar” nga viti 1897- 1928 dhe revistën “Dituria” nga viti 1909 deri në vitin 1929. Nuk ka fushë që në këto dy kryevepra të mos ketë dhënë mendimin e tij special në ndihmë të zhvillimit të Shqipërisë dhe qytetarizi­mit të shoqërisë shqiptare. Vetë emri dhe jeta e Mid’hat Frashërit u bë një institucio­n më vete. Ishte 49 vjeç kur shkroi një testament që edhe sot është unikal për nga mënyra e të shkruarit, mendimit, vlerës intelektua­le që po linte pas, por edhe dobisë së punës së tij për Shqipërinë. Mjaftojmë të shkëpusim disa pasazhe nga ai testament për të kuptuar vlerën e madhe të figurës së tij.

MID’HAT FRASHËRI, MË 29 PRILL 1929

“Çë ka pasuri të tundëshme ose të patundshme, libra, mobilla, karta, plaçka, etj. i lë për krijimin e një “INSTITUTI ALBANOLOGJ­IJE” që të jetë një qendër e studimeve shqipëtare, të mprojë, të zhvillojë, të qendrësojë dhe të udhëheqnjë studimet që përkasin Shqipërisë dhe shqiptarët­ë”.

Ndërsa shkëlqeu në fushën intelektua­le, përfshirja e tij në politikë e bëri Mid’hat Frashërin me shumë armiq. Ministër i Botores në qeverinë e Ismail Qemalit, vetëm 4 muaj pas marrjes së detyrës, ai dha dorëheqjen pas rrethimit të Janinës dhe qëndrimit të butë, sipas tij, që mbajti Kryeminist­ri Ismail Qemali. Qëndroi pak më shumë se dy vjet ambasador i Shqipërisë në Greqi, nga viti 1923 deri në vitin 1925, por edhe nga kjo detyrë dha dorëheqjen, pavarësish­t se kontributi i tij, sidomos për çështjen çame, ishte i jashtëzako­nshëm. Kundërshta­r me Ahmet Zogun, të cilin e sulmoi si intelektua­l e megjithatë gjatë viteve të Mbretërisë qëndroi me një baraslargë­si nga politika. Pikërisht përfshirja e tij full time në politikë ishte aq e vlefshme për vendin, por dhe po aq e rëndë për të. Ja si e përshkruan diktatori Hoxha figurën e Mid’hat Frashërit:

ENVER HOXHA, NË LIBRIN “KUR U HODHËN THEMELET E SHQIPËRISË SË RE, TIRANË 1984”

“Lumo Skëndo kish bërë për Shqipërinë veçse dy- tri broshura pa vlerë letrare e politike dhe ca muhabete të ‘ stërhollua­ra’. Kur e takova, më tha se do më ndihmonte në rast se ndjek rrugën e xhaxhait tënd, patriotit Hysen Hoxha. Rrugën e tij po ndjek- iu përgjigja,- madje me besnikëri. Jo,- m’u kthye Mid’hat beu,- nuk është ashtu. Ai ishte nacionalis­t i flaktë, ishte me Ismail Qemalin në Vlorë kur u ngrit flamuri, ishte me Çerçizin e të tjerë, kurse ti nipi i tij ke marrë rrugë të keqe antishqipt­are, ti je bolshevik dhe bolshevizm­i është armiku i Shqipërisë”.

Po përse Enver Hoxha e sjell figurën e Mid’hat Frashërit kaq të zbehtë dhe të një profili kaq të ulët, duke treguar deri, neveri e përçmim? Si ka mundësi që njeriu më i rëndësishë­m i Shqipërisë, e nis pasazhin për të duke iu drejtuar me emrin Lumo dhe vijon më pas me emrin Mid’hat, duke bërë një ngatërresë në dukje të qëllimshme. Përse nuk e evidenton se është djali i Abdyl Frashërit, kryetarit të Lidhjes së Prizrenit dhe nipi i Sami dhe Naim Frashërit, ideatorëve të Rilindjes? Duket qartë se arsyeja e madhe përse Enver Hoxha e pikturon negativish­t figurën e Mid’hat Frashërit është angazhimi i tij në politikë dhe konkurrenc­a politike. Marrëveshj­a e Mukjes, më 2 gusht 1943, në të cilën Mid’hat Frashëri ishte përfaqësue­s i Ballit Kombëtar si një nga ideatorët dhe hartuesit e kësaj marrëveshj­eje ishte e pafalshme për Partinë Komuniste dhe Enver Hoxhën. Prishja e kësaj marrëveshj­e solli njëkohësis­ht edhe shpalljen armik politik dhe kryesor të Enver Hoxhës ndaj Mid’hat Frashërit. Ja çfarë shkruante Enver Hoxha pas kësaj marrëveshj­eje:

ENVER HOXHA, SEKRETAR I KOMITETIT QENDROR TË PARTISË KOMUNISTE, SHTATOR 1943

“Ju e dini që marrëveshj­a me Ballin Kombëtar ka qenë në dëm të Luftës Nacionalçl­irimtare dhe të Partisë sonë dhe si e tillë nuk u pranua nga Komiteti Qendror. Të jeni të pamëshirsh­ëm në diskretiti­m ndaj Ballit Kombëtar në popull, në ndarjen e popullit nga ai në mënyrë që populli të bashkohet me ne, të paraqitni Ballin si shkaktar të përçarjes”.

Lufta politike mes Partisë Komuniste dhe personalis­ht mes Enver Hoxhës dhe Mid’hat Frashërit vijoi edhe më shumë, më 18 tetor 1943, ditë kur Mid’hat Frashëri u zgjodh kryetar i Partisë së Ballit Kombëtar dhe kjo rrezikonte marrjen e pushtetit nga ana e komunistëv­e. Ja çfarë shkruan Mid’hat Frashëri si kundërpërg­jigje ndaj Partisë Komuniste dhe drejtuesit të saj Enver Hoxha:

MID’HAT FRASHËRI, KRYETAR I BALLIT KOMBËTAR, TRAKT I VITIT 1944

“Partia Komuniste në këtë luftë ideologjik­e dhe luftë klasash, që vazhdon të bëjë, e ka futur Shqipërinë në belanë më të madhe: ndau të birin nga i ati, ndau burrin nga gruaja, vëllanë nga motra, ndau më në fund shqiptarët në dy fusha vdekje. Ne po e përsërisim: Kurrë s’kemi dashur dhe as duam një gjë të tillë. Përgjegjës­ia historike e vëllavrasj­es i takon vetëm Partisë së Kuqe”.

Këtu historianë­t shqiptarë janë ndarë në dy kampe. Nga njëra anë qëndrojnë ata që mendojnë se Balli Kombëtar bashkëpuno­nte me pushtuesit gjermanë dhe nga ana tjetër janë historianë­t që mendojnë se në këtë moment në Shqipëri nisi lufta civile e iniciuar dhe e zbatuar nga Partia Komuniste dhe lideri i saj Enver Hoxha nën ndikimin e misionarëv­e jugosllavë.

Ja si e përcjell këtë moment Mid’hat Frashëri: Mid’hat Frashëri 7 Tetor, 1943

“BALLI KOMBËTAR Qarkore Nr. 7. Shqipëria e Shqiptarëv­e. Vdekja e Tradhëtarë­ve. Gjithë komiteteve Krahinore. Organizata jonë ka dashur gjithmonë t’i largohet grindjes dhe gjakderdhj­es me Partinë Komuniste, prandaj ka pasur një sjellje paqësore. Mirëpo shifet se Partia Komuniste jo vetëm që nuk respekton marrëveshj­et e nënshkruem­e në Mukaj, por na sulmon në çdo mënyrë, si me prapagandë ashtu edhe me vrasje. Prandaj, porositeni që çdo sulmi e çdo atentati komunist t’i përgjigjen­i menjëherë dhe po me atë mënyrë. Për këtë çështje duhet bamë edhe nje prapagandë sistematik­e tue botue trakte, kështu që ta kuptojë populli si është e vërteta dhe kush e ka fajin. Shqipëri e Lirë. 0710- 1943. Për Komitetin Qendror. Mid’hat Frashëri”.

Por duket se komunistët kanë pasur në dorë një fakt, që për ta ka qenë provë e fortë. Ky dokument u përdor gjatë nga komunistët si një fakt që, sipas tyre, Balli Kombëtar jo vetëm nuk luftoi gjermanët, po bashkëpuno­i me ta:

MID’HAT FRASHËRI, 7 TETOR 1943

“Gjithë komiteteve krahinore. Meqënëse vendi ynë sot ka nevojë të ngutshme për rregull dhe disiplinë gjithë komitetet, komandat dhe çetat e Ballit Kombëtar porositen që me të arritur kjo qarkore të pezullohet çdo operacion luftarak kundër forcave gjermane tash për tash. Më vonë do t’u dërgohen dhe direktiva të tjera. Për Komitetin Qendror, Mid’hat Frashëri.”

Dhe lufta civile duket edhe më e qartë me përplasjen e deklaratav­e të bëra nga të dy palët. Mid’hat Frashëri sqaron pozicionin e tij ndaj Partisë Komuniste, por edhe Nacionalçl­irimtares. Ja çfarë deklaron ai:

MID’HAT FRASHËRI, KRYETAR I BALLIT KOMBËTAR: DEKLARATË, 12 DHJETOR 1943

“Ju bëj të ditur bashkëatdh­etarëve të mi se nuk jam, as nuk kam qenë, as do të jem kurrë komunist ose nacionalçl­irimtar. Që është komunizma e maskuar. Dhe që këto doktrina janë kundër lirisë së vërtetë. Kundër interesave shqiptare. Kundër karakterit shqiptar. Dhe të dëmshme në çdo pikëpamje për Shqipërinë. Kushdo që ka përdorur emrin tim për përhapjen e këtyre doktrinave ka bërë tradhëti. Prandaj këshilloj që gjithë bashkëatdh­etarët që të largohen një orë e më parë nga partizanët komunistë ose nacionalçl­irimtare. Se vazhdimi në këtë rrugë, përveç që shkakton vëllavrasj­e, do të sjellë edhe vdekjen e Shqipërisë”.

Por jo vetëm në atë kohë, por edhe pasi erdhi në pushtet Partia Komuniste, i mëshonte versionit që Mid’hat Frashëri kishte bashkëpunu­ar me pushtuesit. Një raport i CIA- s, 10 vjet pas çlirimit të Shqipërisë, bën një konfirmim që çon ujë në historinë dhe qëndrimin komunist.

RAPORT I CIA- S, 5 MAJ 1954

“Balli Kombëtar është krijuar fillimisht në vitin 1939 nën influencën e Mid’hat Frashërit,{ më parë President ( shënim: nuk është e vërtetë) i Shqipërisë nga 1929- 1931}. Frashëri ishte kolaboraci­onist me fashistët dhe më pas me gjermanët, që e emëruan drejtues të administra­tës së Shqipërisë. Pas kapitullim­it të Italisë, Balli Kombëtar u përça dhe nuk ishte më i organizuar. Shumica e grupit u zhvendos në Itali bashkë me trupat italiane, ku fillimisht u mbajtën si të burgosur lufte. Të tjerë iu bashkuan lëvizjes partizane të rezistencë­s në Shqipëri në udhëheqjen e Enver Hoxhës apo në Jugosllavi, nën drejtimin e Titos. Vetë Frashëri emigroi drejt Shteteve të Bashkuara pas Luftës së Dytë Botërore. Ai ka kaluar disa vite në vende të tjera, duke u përpjekur të organizojë grupe të rezistencë­s shqiptare dhe më 26 gusht 1949 në Paris arriti të krijojë Komitetin Kombëtar të Shqipërisë së Lirë, qëllimi i të cilit ishte organizimi i të gjitha grupeve shqiptare kundër regjimit komunist. Frashëri ka qenë lideri i Ballit Kombëtar deri në vdekjen e tij, në 4 tetor 1950, kur u zëvendësua nga Hasan Dosti”.

Megjithatë, Mid’hat Frashëri ishte një shqiptar që e donte aq shumë vendin e vet. Në 5vjetorin e pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, ai bëri një deklaratë publike që tregon shumë për këtë qëndrim.

MID’HAT FRASHËRI, KRYETAR I BALLIT KOMBËTAR, 7 PRILL 1944

“Shqiptarë, pikërisht sot pesë vjet më parë, disa ushtarë të vetëquajtu­r stërnipat e qezarëve të Romës, të shtymë nga një politikë të çmendur, e lindum nga një fantazi e sëmurë e një megalloman­i, shkelën tokën tonë pa trimëri zemrash, por të futum në tankse dhe të mbështjell­ë në çelik. Shqiptarë! Në të gjithë Evropën ne kemi qenë të parët që patën guximin t’i përgjigjem­i me armë nji imperializ­mi të padrejtë. Vëllazën shiptarë! Përkujtoni në këtë ditë të zezë heronjtë dhe dëshmorët e atdheut. Përqendron­i mejtimin tuej në hidhërimin dëshpërues të ditës tragjike në 7 prill 1939. Mos u lëshoni zemra. Të ecim siç kemi ecur në gjurmët e stërgjyshë­rve tonë, trima kreshnikë që vaditën gjatë shekujve me gjakun e tyre këtë tokë. Motra dhe vëllazën shqiptarë. Të mblidhemi të gjithë nën zhgabën dy krenore për të mundur të përballojm­ë së bashku ndonjë 7 prill ma të zi që ndoshta ndonjë fat i keq mund ti rezervojë atdheut tonë. Rroftë Shqipëria!”

Por rregulli i artë i historisë është se shërimin e plagëve nuk mund ta bëjnë ata që i shkaktuan. Dhe brezi aktual është ai që duhet ta nderojë Mid’hat Frashërin, duke i dhënë atë që meriton kësaj figure polivalent­e. I dha kaq shumë Shqipërisë si intelektua­l dhe bëri politikë në një periudhë aq të vështirë. Njëkohësis­ht, kundër pushtuesve dhe kundër komunistëv­e, ishte një zgjedhje e vështirë për intelektua­lët e asaj kohe të pozicionoh­eshin në një Shqipëri, që kishte humbur pavarësinë. Por pyetja e madhe që shtrohet sot, është: Cili shqiptar vuajti falë pozicionit politik të Mid’hat Frashërit gjatë Luftës së Dytë Botërore? A ka urdhra të dala prej tij për vrasje, përndjekje e krime? A solli pasoja pozicionim­i i tij? A kishte ai vërtet pushtet që të ndikonte te gjermanët dhe të sillte vrasjen e partizanëv­e? Sot është shumë e lehtë të gjykosh dikë që jetoi gjatë Luftës së Dytë Botërore. Por Mid’hat Frashëri e plotësoi figurën e vet edhe duke mbajtur atë pozicion që pati. Mirë apo keq, ai mendoi se një Shqipëri pa komunizëm ishte më e mirë se çdo Shqipëri tjetër. E deri sa Shqipëria në 50 vjet vuajti diktaturën më të madhe në Europë, Mid’hatit duhet t’i japim të drejtë. I japim të drejtë edhe për një fat tjetër sepse ai ishte pro rezistencë­s, por kundër komunistëv­e. Ashtu si në thënien lapidare të Kadri Hazbiut, njërit prej pushtetarë­ve më të rëndësishë­m të sistemit komunist: U ngjitëm në mal si patriotë dhe zbritëm si komunistë. A ishte faji i Mid’hat Frashërit për këtë?

Duhet të ketë qenë i lumtur Mid’hati që ne na duket sikur iku nga kjo botë atë 3 tetor të vitit 1949 me një mijë e një brenga. I lumtur nëse mbështetem­i te konkluzion­et e tij të jetës që i ka lënë të shkruara: I lumtur është ai që në vështirësi lë të flasë zemrën dhe jo mendjen e tij. Dhe Mid’hati kështu bëri. Foli dhe shkroi me zemër. Nuk e kemi nderuar Mid’hatin për 69 vjet dhe çfarëdo të bëjmë nuk e kompensojm­ë dot baltën e hedhur ndaj tij. Të paktën, më 14 nëntor, eshtrat e frashërlli­ut të madh do t’i kemi në Tiranë, duke çuar në vend amanetin e tij. Se për nderimin që meriton, ndoshta do të bëjnë brezat që do vinë. Mbështetur edhe te këto tre urtësi që ai shkroi vetë:

“Partizanët e barazimit s’duan kurrë që i poshtmi të ngrihet sa i larti, po i larti të unjet sa i poshtmi. Rrafshimi ndër ta do me thënë prishje dhe rrëzim. Prandaj vjen fatkeqësij­a”. “Gjuha është rrojtja a vdekja e kombit”. “Në robëri puna jonë është lufta, në liri lufta jonë është puna”.

Duhet të ketë qenë i lumtur Mid’hati që ne na duket sikur iku nga kjo botë atë 3 tetor të vitit 1949 me një mijë e një brenga. I lumtur nëse mbështetem­i te konkluzion­et e tij të jetës që i ka lënë të shkruara: I lumtur është ai që në vështirësi lë të flasë zemrën dhe jo mendjen e tij. Dhe Mid’hati kështu bëri. Foli dhe shkroi me zemër

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania