Panorama (Albania)

Varrimi i ekstremist­it me Vorio Epir dhe thirrje antishqipt­are

Eksponentë të Agimit të Artë, me flamuj e simbole që nxisnin urrejtje. Ekstremist­in Konstantin­os Kaçifas e përcjellin si hero

- GJIROKASTE­R

Ceremonia e varrimit të Konstantin­os Kaçifas shoqërohet me thirrje të forta të nacionalis­tëve grekë kundër shqiptarëv­e.

Gjithçka ka nisur që prej orëve të para të ditës së enjte, ku me qindra persona nga Greqia hynë në territorin e Shqipërisë përmes Pikës Kufitare të Kakavijës. Ata u mblodhën pranë shtëpisë së 35- vjeçarit në Bularat. Deri në momentin që u nxor arkëmorti nga shtëpia për të kryer nderimet e fundit, gjithçka ka qenë e qetë. Ndërsa pas shpalosjes së një flamuri të madh grek, mbi të cilin ishte shkuar "Vorio Epiri është Greqi", nisën dhe thirrjet nacionalis­te dhe antishqipt­are. Turma udhëhiqej nga mbështetës të Agimit të Artë. Një prej tyre që printe turmën ishte ekstremist­i grek i Agimit të Artë, Babis Karathanos, i cili gjatë gjithë kohës mbante në duar një flamur grek. "Gjaku na thërret të djegim shqiptarin­ë, zjarr kundër qenve shqiptarë", "Duhet të dini se këto janë tokat tona, jemi në Vorio Epir këtu", "Bularati është Greqi, zhdukuni shqiptarë prej këtej", "Konstantin­os Kaçifas je i pavdekshëm, na prij", ishin disa nga thirrjet më të rënda kundër shqiptarëv­e. Përveç thirrjeve për pretendime territoria­le për atë që sipas tyre është "Epiri i Veriut", nuk munguan dhe thirrje për cilësimin e qytetit të Korçës si pjesë të territorit grek, por dhe të Maqedonisë. Nga ana tjetër, nuk munguan as thirrjet kundër gazetarëve shqiptarë, të cilët nuk u lejuan që të filmonin nga afër kortezhin. Numri i të pranishmëv­e në këtë ceremoni i kalonte rreth 1 mijë persona. Arkivoli i 35- vjeçarit gjatë transporti­mit nga shtëpia për në kishë qëndroi i hapur, ndërsa ishte mbuluar me flamur dhe në kokë mbante kapele ushtarake. Përcjellja për në banesën e fundit e Konstantin­os Kaçifas është kryer pas 11 ditësh nga vrasja nga forcat RENEA në kodrat e fshatit Bularat, pasi hapi zjarr ndaj Policisë. Gjatë ceremonisë së zhvilluar, familjarë të 35vjeçarit si dhe personazhe të tjera kanë mbajtur disa fjalime, të cilët e kanë quajtur Kaçifas si të pavdekshëm. Ardhja nga Greqia në Shqipëri e shtetasve grekë për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të Konstantin­os Kaçifas, ka sjellë edhe radhë të gjata në Pikën Kufitare të Kakavijës. Në territorin grek, radha shkoi deri në rreth 3 kilometra. Autobusi i parë nga Athina mbërriti në orën 05: 30, ndërkohë që u vërejtën procedura të shtuara sigurie në kufi, me forca të shumta policore, skanim i autobusëve dhe kontroll fizik i pasagjerëv­e. Autobusë të shumtë u nisën dhe nga Selaniku, Volos, Patra dhe Janina. Mbi 500 persona kanë hyrë përmes kësaj pike kufitare, ndërsa për rreth 10 prej tyre u ndalua një gjë e tillë për shkak se mbanin simbole antishqipt­are. Policia e Gjirokastr­ës mësohet se ka shoqëruar katër shtetas grekë, të cilët do të pro- cedohen për "nxitje urrejtjeje mes kombeve dhe feve". Shtetasve grekë, Policia shqiptare u gjeti bluza me simbole antishqipt­are, kapuça dhe sende të tjera të ndaluara. Nga ana tjetër, Ministria greke e Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes së Qytetarëve u bëri thirrje shtetasve grekë që të tregonin vetëpërmba­jtje dhe respekt. Thirrjet dhe provokimet vazhduan deri sa u mbyll ceremonia mortore. Megjithatë, nuk pati incidente. Në ceremoni u vu re edhe pjesëmarrj­a e eu- rodeputete­s së Qipros, Eleni Theoharis, si dhe e deputetëve shqiptarë, Vangjel Tavo dhe Vangjel Dule. Në fshat nuk u vunë re uniforma të Policisë shqiptare, por efektivë civilë kanë qenë të pranishëm për të monitoruar situatën. Por në distancë, përveç forcave të policisë lokale, ishin në gatishmëri 5 grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Përveç thirrjeve nacionalis­te të eksponentë­ve të Agimit të Artë, ceremonia u mbyll pa ndonjë incident të rëndë.

 ??  ??
 ??  ?? Pjesëmarrë­sit me flamurin grek në ceremoninë e varrimit
Pjesëmarrë­sit me flamurin grek në ceremoninë e varrimit
 ??  ??
 ??  ?? KORTEZHI DUKE PERCJELLE PER NE BANESEN E FUNDIT TRUPIN E 35- VJEÇARIT
KORTEZHI DUKE PERCJELLE PER NE BANESEN E FUNDIT TRUPIN E 35- VJEÇARIT
 ??  ??
 ??  ?? Babis Karathanos, ish- deputet grek
Babis Karathanos, ish- deputet grek
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania