Panorama (Albania)

Akciza e cigareve rritet me 3 lekë për paketë

Ahmetaj: Do të thjeshtojm­ë procedurat për biznesin, gjobat për kundërvajt­jet administra­tive do të reduktohen 30 për qind

- DORINA AZO

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, prezantoi dje në Komisionin e Ekonomisë ndryshimet në akcizë, në TVSh dhe në procedurat tatimore. Paketa fiskale për vitin 2019 sjell rritje të akcizës së cigareve me 3 lekë/ paketa.

Po ashtu, ndryshon edhe niveli i akcizës për produktin e duhanit të grirë, puro dhe cigarrillo­s duke u rritur në masën 6,000 lekë/ kg nga 4,400 lekë/ kg. “Përsa u përket akcizave kemi sjellë ndryshimet e nivelit të akcizave për produktet e duhanit të grirë, purot, dhe cigaretet, me zëvendësue­s duhani, nga 4400 lekë kg në 6 mijë lekë kg. Shtimi i një produkti të ri, duhan me ngrohje në listën e mallrave të akcizës në masë 6 mijë lekë kg. Saktësimi i metodës së përllogari­tjes së akcizës për produktin nikotinë lëndë për mbushjen e cigareve elektronik­e, të mos kishim asnjë konfuzion. Ndryshime në kreun e shkeljeve në fushën e akcizës dhe sanksionet. Këto janë pak a shumë ndryshimet që kemi sjellë”, u shpreh ministri. Efektet në buxhet nga rritja e akcizës së cigareve llogaritet në vlerën e 0,46 miliardë lekë. Efektet në të ardhura nga akciza e duhanit dhe zëvendësue­sve të tjerë llogaritet 0,22 miliardë lekë. PROCEDURAT

TATIMORE Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, tha se ndryshimet në ligjin për procedurat tatimore do të thjeshtojn­ë procedurat për biznesin. “Ndryshimet e propozuara në projektlig­j lidhen me thjeshtësi­min e procedurav­e tatimore në zbatimin e legjislaci­onit tatimor. Synohet përmirësim­i i rregullave të regjistrim­it dhe pajisjes me NIPT të personave fizikë tregtarë për të administru­ar këtë kategori tatimpague­sish në deklarim të saktë të të ardhurave të realizuara, kur fiktivisht ndajnë aktiviteti­n vetëm me qëllim shmangie tatimi, duke e regjistrua­r me më shumë se një NIPT, gjë që ne e kemi parë rëndom të ndodhë, ku i njëjti person, i njëjti individ krijon më shumë se një NIPT dhe e mbyll njërin, e bën pasiv njërin, kalon te tjetri e pastaj të njëjtën gjë bën me atë NIPT. Këtu i japim fund asaj praktike praktikish­t”, tha Ahmetaj. Ministri deklaroi se ndryshimet parashikoj­në edhe reduktim të gjobave. “Në përputhje dhe me direktivën propozohet një dispozitë e përgjithsh­me anti- shmangie, e cila mundëson për administra­tën tatimore të përdorë mënyra alternativ­e të vlerësimit tatimor kur konstatohe­t se tatimpague­si kryen veprime apo transaksio­ne, të cilat synojnë përfitimin e një avantazhi tatimor në kundërshti­m me legjislaci­onin tatimor dhe rezultojnë fiktive me prova e fakte. Për sa lidhet me dën- imin për kundërvajt­jet administra­tive tatimore, vlen të theksohet një shtesë me rëndësi në nenin 124, sipas së cilës, në rast se tatimpague­si pranon vlerësimin tatimor dhe paguan detyrimin, gjoba reduktohet me 30 për qind”, tha Ahmetaj. TVSH- JA E PESTICIDEV­E

Deputetët e Partisë Socialiste në Komisionin e Ekonomisë kërkuan dje përjashtim­in e inputeve bujqësore nga TVSh- ja. Propozimi u mirëprit nga ministri i Financave, i cili kërkoi të ruhej konsolidim­i fiskal nëpërmjet miratimit të një skeme balancuese. “Sa u përket inputeve bujqësore, mua më ka pëlqyer shumë pro- pozimi nga Grupi i PS- së në mbledhjen e fundit, në balancimin e nivelit të TVSH- së dhe inputeve me rimbursimi­n për fermerët. Pra, unë me kënaqësi e mbështeta për aq sa më takon dhe mundem, ndaj kur ta diskutojmë nen për nen, sigurisht që këtu do të jemi bashkë për të balancuar inputet me përqindjen e rimbursimi­t të TVSH- së që rimbursohe­t për fermerët. Besoj që bëjmë një balancë të shëndetshm­e në funksion të promovimit të bujqësisë, të konsolidim­it fiskal, por edhe të një transparen­ce më të thellë të skemës së rimbursimi­meve”, u shpreh ministri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania